LAJMI I FUNDIT:

Rritet numri i aktakuzave ndaj profileve të larta

Rritet numri i aktakuzave ndaj profileve të larta

Mekanizmat përgjegjës për luftimin e krimit dhe korrupsionit në Kosovë, kohët e fundit, kanë rritur numrin e aktakuzave kundër zyrtarëve të profilit të lartë.

Nga organet përgjegjëse, thuhet se ka edhe shumë raste të profileve të larta që po hetohen, por në këtë fazë nuk pranojnë të japin informacione, pasi që sipas tyre, procesi mund të dëmtohet.

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, tha për Radion Evropa e Lirë se rastet e nivelit të lartë të korrupsionit duhet të përfundojnë me dënimet e merituara.


“Sa i takon çështjes së luftimit të korrupsionit tash kohëve të fundit kemi vërejtur shumë aktakuza dhe kallëzime penale të shtruara nga agjencia, por edhe aktakuza të ngritura nga prokuroria. Kryesisht këto aktakuza janë të profilit të lartë. Pra, janë ngritur disa aktakuza të profilit të lartë, por është domethënëse që këto aktakuza të mos hidhen poshtë, por të ketë aktgjykime dënuese”, tha Havolli.

Gjatë javës se kaluar, në mediat vendore është raportuar se Prokuroria Speciale ka ngritur disa aktakuza kundër disa zyrtarëve të lartë, përfshi ministra dhe ish-ministra, lidhur me veprat korruptive dhe të njëjtat lëndë janë dorëzuar në Gjykatën Themelore.

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyqi tha për Radion Evropa e Lirë se javën e kaluar në Prokurori është regjistruar vetëm një rast i ngritur i aktakuzës së nivelit të lartë të korrupsionit.

“Është ngritur një aktakuzë kundër Emin Beqirit [ish-drejtor i krimeve ekonomike në Policinë e Kosovës]dhe Rrahim Hashimit. Është rasti i shënjestruar me shenjen D/V, që ne e kemi si prioritet që t’i përfundojmë këto raste më shpejt. Prokuroria Speciale ka ngritur ketë aktakuzë dhe e ka dorëzuar në Gjykatën Themelore të Prishtinës”, tha Bytyqi.

Nga ana tjetër, kryeprokurori i shteti tash më ka një njësit të veçantë i cili funksion si komision mbikëqyrës për zbatimin e planit të veprimit 2016/2018 për korrupsion dhe krime ekonomike.

Prokurorja, Laura Pula, që është pjese e këtij njësiti tha se kohëve të fundit vërehet se është rritur efikasiteti i punës në prokurori dhe gjykata sa i takon lëndëve që kanë të bëjnë me korrupsion.

“Rastet me fokus të veçantë janë ato të shënjestruara të cilat mbikëqyren nga komisioni ynë, por edhe nga vet kryeprokurori i shteti. Ne e bëjmë një krahasim të lëndëve të bartura nga viti në vit dhe lëndëve të reja. Nëse e bëjmë një krahasim të lëndëve të reja dhe sa janë zgjidhur, gjithmonë e kemi një përqindje që mbi 100 për qind të kemi zgjidhje të lëndëve të reja”, tha ajo.

Përfaqësuesit ndërkombëtarë u kanë bërë thirrje drejtuesve të institucioneve që të ndërmarrin hapa konkret në luftimin e korrupsionit.

Shkalla e lartë e korrupsionit dhe e krimit të organizuar janë theksuar në pothuajse të gjitha raportet ndërkombëtare si dhe në raportet hulumtuese të organizatave vendore, si “një prej problemeve më të mëdha të zhvillimit të Kosovës.

Organizata ndërkombëtare Transparency International në indeksin e saj të fundit për perceptim të korrupsionit në Kosovës, ka theksuar se është bërë një përparim i lehtë në luftën kundër korrupsionit, krahasuar me vitin paraprak kur ka qenë në vendin e 95-të me 36 pikë.

Organizata joqeveritare Instituti Demokratik i Kosovës si anëtare zyrtare e lëvizjes globale kundër korrupsion, Transparency International, thotë se nga aspekti i brendshme një pjesë e madhe e aktakuzave që kanë pasur të bëjnë me rastet e korrupsionit të ngritura nga prokurorit, janë hedhur poshtë nga gjykatat.

Florent Spahija, zyrtar ligjor në KDI, tha për Radion Evropa e Lirë se në luftën kundër korrupsionit ende nuk është parë një punë e duhur e as vullnet politike për t’u shkuar deri në fund rasteve të nivelit të larë që dyshohen për korrupsion.

“Në të shumtën e rasteve aktakuzat janë ngritur sa për sy e faqe. Rreziku më i madh në këto raste është që të bëhet një rutinë e njëjtë që njerëzit të shfajësohen me këto aktakuza e jo me u fajësuadhe me shkuar deri në përfundim. Të njëjtit njerëz i shohim në afera të ndryshme të korrupsionit ose afera të tjera që jo domosdo janë korruptive dhe janë të njëjtit njerëz që vazhdojnë të qeverisin ose janë të pushtetshëm”, tha Spahija.

Lufta kundër korrupsionit dhe rezultatet konkrete në këtë drejtim janë pjesë e kushteve të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Luftimi i korrupsionit, për Qeverinë e Kosovës nuk përbën më një nga kushtet e papërmbushura në procesin e liberalizimit të vizave.

Sipas qeverisë, institucionet kanë shënuar përparime dhe rezultate konkrete në këtë drejtim.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Siguri
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori