LAJMI I FUNDIT:

Rritet kuota e njohjes së kërkesave për azil të qytetarëve turq në Gjermani

Rritet kuota e njohjes së kërkesave për azil të qytetarëve turq në Gjermani

Marrëdhëniet turko-gjermane mund t’i përkeqësojë më shumë gatishmëria e Gjermanisë për t’u njohur azilin gjithnjë e më shumë turqve. Ndër azilkërkuesit gjenden funksionarë të lartë, ushtarakë e diplomatë turq.

Në janar kuota e njohjes së kërkesave për azil të qytetarëve turq në Gjermani është rritur në 38.2 për qind, thuhet në një njoftim të grupit mediatik ‘Funke Mediengruppe’, shkruan DW, që bazohet në përgjigjen që Ministria e Punëve të Brendshme gjermane i ka dhënë kërkesës së partisë e Majta. Një vit më parë kjo kuotë ishte vetëm 6.4 për qind. 410 kërkesa për azil u pranuan vetëm në janar.


Për Sevin Dagdelen, zëvendëskryetarja e grupit parlamentar të partisë e Majta kjo është një shenjë se Turqia “nuk është as shtet ligjor dhe as demokratik”. Ndërsa Günter Burkhardt nga organizata ProAsyl shprehet se në Turqi ndodhen të ekspozuar më shumë ‘ndaj rrezikut të lartë të përndjekjes’, opozitarë, kurdët dhe gazetarët.

Ndër azilkërkuesit turq në muajt e fundit gjenden, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, funksionarë të lartë, ushtarakë e diplomatë si edhe familjarët e tyre. Pas dështimit të përpjekjes për puç ushtarak në Turqi, në vitin 2016, Presidenti Erdogan shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka kërkuar ‘spastrime’. Që atëherë janë burgosur më shumë se 50 mijë vetë, më shumë se 150 mijë zyrtarë të shtetit janë pezulluar apo përjashtuar nga detyra. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Pasagjerët u larguan të hutuar dhe të lagur gjatë fluturimit 4 orësh për në New York

Pasagjerët u larguan të hutuar dhe të lagur gjatë fluturimit 4 orësh për në New York

Amerika
Publikohet plani i ri i pasluftës për Palestinën - çfarë do të ndodhë me Hamasin dhe kush do ta udhëheq Gazën?

Publikohet plani i ri i pasluftës për Palestinën - çfarë do të ndodhë me Hamasin dhe kush do ta udhëheq Gazën?

Azia
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Moment dramatik në Xhakarta - punonjësi i aeroportit bie nga aeroplani, nuk e vëren se kishin lëvizur shkallët e daljes

Moment dramatik në Xhakarta - punonjësi i aeroportit bie nga aeroplani, nuk e vëren se kishin lëvizur shkallët e daljes

Azia
Kalo në kategori