LAJMI I FUNDIT:

Rritet kostoja e ndërtimit në Kosovë

Rritet kostoja e ndërtimit në Kosovë

Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë pati ngritje për 1.7 për qind. Kështu thuhet në raportin “Indeksi i Kostos të Ndërtimit, tremujori i dytë 2018”, prezantuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Sipas të dhënave të ASK-së, ky indeks brenda periudhës një vjeçare është rritur për 2.1 për qind.

“Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë pati ngritje për 1.7 për qind në tremujorin e dytë 2018, krahasuar me tremujorin e parë 2018. Ngritje më të mëdha kishin kategoria e energjisë me 3.1 për qind dhe materialet me 2.3 për qind. Kurse, ngritja te kategoria e materialeve u vërejt te materialet ndërtimore me 2.5 për qind dhe materialet hidro-sanitare me 2.2 për qind”, thuhet në raportin e ASK-së, përcjell Telegrafi.


ASK tregon se për një vit kostoja e ndërtimi në vendin tonë është rritur për 2.1 për qind.

“Krahasuar tremujorin e dytë 2018 me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, Indeksi i Kostos së Ndërtimit kishte ngritje për 2.1 për qind. Ngritja e indeksit kryesisht u vërejt në kategorinë e materialeve me 3.2 për qind dhe kostot e tjera me 0.7 për qind. Ndërsa, kategoritë që kishin rënie ishin makineritë me 2.2 për qind dhe energjia me 1.5 për qind”, vijon raporti. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
Kalo në kategori