LAJMI I FUNDIT:

Rritet industria gjermane, por më pak se çfarë pritej

Rritet industria gjermane, por më pak se çfarë pritej

Prodhimi industrial në Gjermani u rrit shumë më pak se çfarë pritej në muajin korrik, ku tregon se ekonomia më e madhe e Evropës do përballet me një rimëkëmbje të ngadaltë në nivelet përpara pandemisë COVID-19.

Kjo u rrit më 1.2 për qind gjatë këtij muaji, që është rritja e tretë radhazi pas rënies rekord në muajin mars dhe prill.

Megjithatë, treguesi ishte poshtë pritshmërive për një rritje më 4.7 për qind.


Të dhënat treguan se sektori i ndërtimit, që pati rritje gjatë karantinës, u tkurr më 4.3 për qind në muajin korrik, duke ulur shifrën përfundimtare. Sektori i makinave, që përpara krizës po haste vështirësi me kërkesën e dobët dhe transformimi i kushtueshëm tek teknologjia elektrike, pati një rritje të aktivitetit më 7 për qind me bazë mujore, pavarësisht se nivelet e prodhimit qëndrojnë 15 për qind. Edhe nëse përjashtohet sektori i luhatur i energjisë, prodhimi u rrit më 2.8 për qind.

Ekonomia gjermane e ka përballuar pandeminë shumë më mirë se fqinjët e mëdhenj evropianë, kryesisht pasi vendi mbajti fabrikat e hapura gjatë karantinës.

Rimëkëmbja e fortë e aktivitetit në muajin maj dhe qershor rriti pritshmëritë për një rifuqizim të shpejtë, por ekonomistët presin tashmë një rikthim të ngadaltë në nivelet e para krizës. /Scan/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Ekonomi
Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Ekonomi
Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Ekonomi
Banka Botërore: Kosova do të ketë rritjen më të madhe të GDP në rajon, gjatë viteve 2024 dhe 2025

Banka Botërore: Kosova do të ketë rritjen më të madhe të GDP në rajon, gjatë viteve 2024 dhe 2025

Ekonomi
Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Ekonomi
Kalo në kategori