Janë rritur rastet e infeksionet nga zgjebja në Shqipëri. Alarmi u dha nga dermatologia Violeta Dajçi në A2 CNN, sipas të cilës nuk ka ditë që dermatologët mos të hasin pacientë me këtë lloj infeksioni.
Mjekja theksoi se mutacioni i ri i këtij infeksioni prek edhe më të pastrit, ndërsa apeloi për kujdes të shtuar.
“Ka raste të shtuara të zgjebjes. Nuk ka ditë që dermatologët të mos hasen me pacientë të infektuar nga ky lloj paraziti. Është parazit që përhapet me shpejtësi nëpërmjet kontaktit, duke dhënë dorën duke u përqafuar. Përhapet shumë lehtë dhe më shpesh me personat që kemi më shumë kontakt. Kujdesi është që kur je në ambient me persona të infektuar të kesh kujdes të shtuar për mbrojtjen tënde, të dezinfektosh më shpesh duart, ose kur e di që e ke këtë parazit duhet ti të ruash të tjerët. Kur kjo përhapet në rreth familjar mund të ndodhë që të përhapet dhe të ndodhë rreth vicioz. Nuk ka moshë, apo seks të përzgjedhur. Nuk është më tek njerëzit e papastër, përhapet në ata që kanë higjienë më të shtuar. Nuk është si më përpara që e mjekoje në familjarë dhe bëje pauzë ose largohej. Tani ndodh që në të njëjtën familje nuk e kanë të gjithë personat”, tha mjekja.
Dermatologia theksoi në A2 se mutacioni i ri zgjebes nuk mjekohet aq lehtë si më përpara dhe jo gjithmonë funksionon mjekimi familjar. Sipas saj rastet më të shpeshta kanë ardhur nga jashtë.
“Ky lloj parazitit apo variant i ri që ka hyrë në Shqipëri nuk është si më parë; zgjedh tipin e lëkurës ku i pëlqen të banojë dhe nuk është në familjarët e tjerë. Por nuk mjekohet aq lehtë si më përpara, është më e vështirë. Ne japim mjekim familjar. por jo gjithmonë funksionon. Si mjeke me eksperiencë kam kontraktuar shumë raste nga pacientë që vinin nga jashtë Anglia, Spanja e Italia. Nga këto vende është pjesa më e madhe që e thonë”, theksoi Dajçi në A2.
Një nga shenjat karakteristike të zgjebes, sipas dermatologes është kruajtja sidomos natën kur trupi bie në qetësi. Ajo bën apel që nëse vënë re këto shenja t’i drejtohen mjekut dhe këshillon që përveç higjienës, dielli dhe hekuri e mbysin këtë sëmundje.
“Një shenjë karakteristike janë të kruarat natën, kur trupi bie në qetësi. Nëse vini re këto lloj shenjash, më shumë natën apo kur ndërroni ambient duhet të dyshoni për këtë parazit dhe të drejtoheni te dermatologu. Nuk është sëmundje e turpit siç quhej më përpara. Kap më shumë ata që kanë higjienë të shtuar Nëse vini re këto shenja drejtohuni tek mjeku, merrni këshillat e duhura si higjiena, hekuri dhe dielli e mbysin këtë lloj paraziti. Ndërrim i shpeshtë larja e shpeshtë dhe këto mund të ndihmojnë që të mjekohet kjo lloj sëmundje”, u shpreh mjekja në A2.
Zgjebja sipas dermatologes nuk hyn te sëmundjet e rrezikshme, por krijon psikoza të tmerrshme, ka mundësi të kthehet në kronike, nuk ka imunitet dhe kohëzgjatja është e papërcaktuar.
“Nuk është e rrezikshme por krijon psikoza të tmerrshme se kthehet në parazitare kronike. Sa herë pacienti kruhet ai parazit lëviz dhe përhapet në mënyrë gjatësore. Është e rëndësishme që të mjekohet me kremëra dhe të jepen medikamente që qetësojnë të kruarat. Sa më shpejt ta mjekosh aq më e lehtë do të jetë. Kur kthehet në kronike është më e vështirë. Duhet të lahemi shpesh. Larja largon parazitët. Kohëzgjatja e sëmundjes është e papërcaktuar. Nuk ka imunitet mund të kthehet edhe disa herë”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Instituti PREVENT publikon raportin "Nga dezinformimi serb tek faktet – Kosova dhe përballja me ekstremizmin e dhunshëm"

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës