LAJMI I FUNDIT:

Rriten kërkesat për kultivimin arrave në plantacione

Rriten kërkesat për kultivimin arrave në plantacione

Kultura e arrës, tashmë po kultivohet në mënyrë të organizuar. Fermerët që merren me kultivimin e saj tregojnë për leverdinë që sjell kultivimi i arrës, si dhe për nevojat që tregu ka nevojë për këtë kulturë.

Njëri ndër këta fermer, që ka filluar me kultivimin e arrës në mënyrë të organizuar, është Kushtrim Zogaj nga Istogu, i cili merret me kultivimin e arrave, ku tashmë ai ka të mbjellë200 trupa me këtë kulturë. “Me kultivimin e arrave janë marrë edhe t parët tanë, si gjyshi e edhe baba, kështu që e kam vazhduar edhe unë vetëm se unë në një formë tjetër. Aktualisht me arra kam 200 trupa dhe jam i kënaqur me to, ende nuk e kanë arritur atë rendimentin maksimal pasi që këto pemë rendimentet e mëdha i kanë në vitin e katërt të kultivimit”, thotë ai.

Ai tregon se nga arrat, të cilat i ka të kultivuara, rendimentet janë deri në 600 kilogram, por pret qëkëto rendimente të jenë më të mëdha në vitet në vijim. Ky fermer tregon se kanë probleme viteve të fundit me ketrat. “Po viteve të fundit kemi mjaft probleme me ketrat të cilët janë shfaqur dhe po bëjnëdëme të mëdha. Ketrat po i dëmtojnë rendimentet deri në 50 për qind”, tha ai. Po ashtu ai thotë se edhe kërkesat për arra janë mjaft të mëdha, pasi që përdorimi i saj tashmë është rritur dukshëm në vend.


Fermeri Zogaj nga Kaliqani i Komunës së Istogut, thotë se ka treg për arra dhe nuk e kanë problem shitjen, pasi një kilogram i tyre i qëruar mund të shitet nga 7 deri në 11 euro për kilogram. Ai thotë se tash me disa shokë janë duke i përkrahur dhe u ndihmuar edhe fermerët e tjerë të cilët duan të ngrisin pemishte me arra. “Ne kemi filluar edhe t’u japim këshilla edhe fermerëve të tjerë për kultivimin e arrave. Ne fidanët e arrave i importojmë nga Serbia, kanë certifikatë fitosanitare dhe të gjitha dokumentet e nevojshme. Çmimi i fidanëve dallon varësisht prej fidanëve por mund të thuhet se është i lartë”, tha Zogaj.

Përkundër mungesës së përkrahjes nga institucionet komunale dhe qendrore, ai thotë se kanë planifikuar të ngrisin e dhe një sipërfaqe kultivuese prej dy hektarëve me arra.

E, zyrtarët e Doganave të Kosovës kanë treguar se për tetë muaj janë importuar rreth 25 mijë kilogramë arra në vlerë prej rreth 132 mijë euro.
Ndryshe, sipas statistikave zyrtare, në vendin tonë, kultivohen rreth 60 hektarë me arra, derisa prodhimtaria vjetore sillen në rreth 240 tonë brenda vitit./FermaIme/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Drejtori i Investimeve Kapitale në Prishtinë reagon ashpër ndaj Muratit, e quan

Drejtori i Investimeve Kapitale në Prishtinë reagon ashpër ndaj Muratit, e quan "këlysh të shefit" dhe "adoleshent"

Ekonomi
Kalo në kategori