LAJMI I FUNDIT:

Rrëzohet një helikopter në Karolinën e Veriut, humbin jetën dy persona – fluturakja i përkiste një televizioni lokal

Rrëzohet një helikopter në Karolinën e Veriut, humbin jetën dy persona – fluturakja i përkiste një televizioni lokal

Dy persona humbën jetën nga rrëzimi i një helikopteri në autostradën I77 në jug të Charlotte, Karolinën e Veriut.

Helikopteri i përkiste një televizioni lokal të quajtur WBTV, transmeton Telegrafi.

Rrëzimi i tij ndodhi mes rrugës Tyvola dhe Ford të autostradës I77. Në vendin e ngjarjes mjekët konfirmuan vdekjen e dy personave, kurse identiteti i tyre akoma nuk është zbuluar.

Në anën tjetër edhe menaxhmenti i televizionit ka konfirmuar rrëzimin e fluturakes, kurse të gjitha rrugët që çojnë në këtë autostradë janë mbyllur për arsye të sigurisë.

Një dëshmitar tha se piloti i helikopterit e dinte se fluturakja kishte defekte, dhe bënte lëvizje agresive për të shmangur përplasjen e drejtpërdrejtë në I77.

“Mendoj se ai e dinte se çfarë po bënte. Ai bëri më të mirë për ta ulur helikopterin. Kushdo që ishte pilot, ka bërë më të mirën për ta zbritur me sa më pak viktima apo të lënduar”, shtoi dëshmitari. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Evropa
Kalo në kategori