Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) njoftojnë se një helikopter Black Hawk u rrëzua këtë mëngjes gjatë një përpjekjeje për ta rimarrë, pasi kishte bërë një ulje emergjente më herët gjatë kësaj jave për shkak të motit të keq.

Sipas ushtrisë, helikopteri kishte aterruar në një zonë të hapur në rajonin Gush Etzion të Bregut Perëndimor për shkak të kushteve të vështira të motit.


Gjatë operacionit të rimarrjes sot, aeroplani i dëmtuar u shkëput gjatë transportit ajror dhe u rrëzua.

Autoritetet izraelite nuk raportuar për viktima apo të lënduar, shkruan timesofisrael.

Shefi i Forcës Ajrore Izraelite, Gjenerali Maj. Tomer Bar, ka urdhëruar krijimin e një komiteti hetimor ushtarak për të zbardhur ngjarjen.

Helikopterët Black Hawk, të njohur në Forcën Ajrore Izraelite si Yanshuf - “Dhelpra e natës” - përdoren si për misione të zakonshme transporti, ashtu edhe për të zbarkuar dhe rimarrë trupa gjatë operacioneve ushtarake. /Telegrafi/