LAJMI I FUNDIT:

Rreziqet gjeopolitike të Rusisë zhvlerësojnë valutën dhe bursën vendase

Rreziqet gjeopolitike të Rusisë zhvlerësojnë valutën dhe bursën vendase

Për shkak të tensioneve gjeopolitike të Rusisë me vendet e Perëndimit, rubla dhe bursa vendase kanë vazhduar të zhvlerësohen.

Rubla ruse qysh në fillim të javës humbi 0.4 për qind vlerë kundër dollarit duke shkuar në nivelin 77.7, ndërsa 0.1 për qind kundër euros dhe arriti në nivelin 88.

Indeksi i Bursës së Moskës (MICEX) humbi vlerë prej 2.75 për qind duke arritur në 3.34 pikë, kurse indeksi RTS u ul për 3.3 për qind dhe arriti në 1.35 pikë.


Analistët theksojnë se përveç tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës dhe rritjes së mundësisë për një konflikt ushtarak, edhe urdhri për largimin e familjeve të personelit të ambasadës amerikane në Kiev ka krijuar presion për rënien në tregjet ruse.

Po ashtu, frika e një sulmi të mundshëm rus ndaj Ukrainës ka ndikuar që vlera e Bitcoinit të bie me mbi 15 për qind brenda një jave, që është niveli më i ulët në gjashtë muaj.

Frika e konfliktit ka goditur aksionet në bursa në të gjithë botën, ndërkohë ka forcuar dollarin amerikan dhe naftën. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Ekonomi
Filloi fushata

Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore

Ekonomi

"KOSOVA BOJKOTON", një numër i madh i qytetarëve i bashkohen iniciativës për bojkot të maketeve sot dhe nesër

Ekonomi
Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Ekonomi
​Kosova 17 vjet shtet, arritjet dhe ngecjet në ekonomi

​Kosova 17 vjet shtet, arritjet dhe ngecjet në ekonomi

Ekonomi
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Ekonomi
Kalo në kategori