Të flesh me tinguj relaksues mund të shkaktojë probleme shëndetësore në të ardhmen, nëse bëhet një gabim i rëndësishëm

Një neurolog paralajmëron se përdorimi i tingullit relaksues për të rënë në gjumë mund të rrisë rrezikun për demencë në të ardhmen, veçanërisht nëse bëhet një gabim i rëndësishëm gjatë përdorimit. Eksperti i trurit shpjegon se njerëzit mund të rrezikojnë zhvillimin e demencës duke u përpjekur të përmirësojnë gjumin.


Dr. Baibing Chen, i njohur në internet si Dr. Bing, thotë se ai shmang tre gjëra para gjumit për të pasur një gjumë të qetë, dhe njëra prej tyre lidhet me një pajisje të zakonshme për gjumë. Ai shpjegon:

“Unë nuk lëshoj tingujt relaksues në volum të lartë. Ndoshta disa prej jush lëshoni tinguj relaksues dhe e kuptoj pse – për të mbuluar zhurmat e trafikut, gërhitjen e partnerit. Por nëse zhurma është shumë e fortë, kjo mund të shkaktojë dëmtim të dëgjimit me kalimin e kohës. Siç kam thënë edhe në video të tjera, humbja e dëgjimit është një nga faktorët kryesorë të rrezikut për demencë më vonë në jetë”.

Edhe pse shumë njerëz besojnë se tingulli relaksues ndihmon për gjumë dhe është e padëmshme, nuk ka prova të qarta që lidhin direkt përdorimin e saj me rritjen e rrezikut për demencë, sipas raportimeve të Surrey Live. Megjithatë, disa studime sugjerojnë se ekspozimi i gjatë ndaj ndotjes së zhurmës, përfshirë edhe tingullin relaksues, mund të lidhet me një rritje të mundshme të rrezikut për demencë.

Dr. Bing, i cili më parë paralajmëroi për rrezikun e dëmtimit të dëgjimit nga përdorimi i kufjeve në volum të lartë, rekomandon që tingulli të mos kalojë 50 decibel në volum.

Ai gjithashtu këshillon që të mbahet një distancë e sigurt nga shtrati për të shmangur kontaktin e afërt me zhurmën e vazhdueshme. /Telegrafi/