LAJMI I FUNDIT:

Rrezeart Galica, pjesë e ekspozitës dedikuar lëvizjes koreane për pavarësi

Rrezeart Galica, pjesë e ekspozitës dedikuar lëvizjes koreane për pavarësi

Pesëdhjetë krijues nga e gjithë bota kanë marrë ftesë të realizojnë vepra për ekspozitën që do të shënojë ngjarjen që njihet si “Marsi i 100-të i lëvizjes koreane për pavarësi”.

Kjo ekspozitë që mbahet në Korenë Jugore e ka përfshirë edhe artistin Rrezeart Galica.

“I nderuar që në mesin e 50 artistëve ndërkombëtar jam ftuar në ekspozitën ndërkombëtare “100th march First of the Korean Independence Movement” nga International Art & Design Association”, ka shkruar Galica në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/