LAJMI I FUNDIT:

Rreth shtatë mijë teste për coronavirus arrijnë në Kosovë

Rreth shtatë mijë teste për coronavirus arrijnë në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se kanë arritur rreth 7 mijë teste të reja në Kosovë për të testuar pacientët që dyshohen se janë infektuar me coronavirus.

Lajmi është konfirmuar nga drejtori i departamentit për informim në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti.


“Materialet ose testet janë në Kosovë dhe ato mund të shfrytëzohen nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës”, ka thënë Hoti.

Hoti ka thënë se testet janë sjellë nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe Anglia, përmes një kompanie vendore.

Ndërkaq, deri me tani në vendin tonë janë të infektuar 86 persona me coronavirus, ndërsa një pacient ka humbur jetën.

Qeveria, tani në detyrë e Kosovës, ka shpallur gjendje emergjente për shëndetin publik.

Po ashtu Ministri i Financave, Besnik Bislimi ka propozuar një pako për emergjencë fiskale.

Ai ka thënë se masat e marra për mbrojtje nga coronavirusi e kanë penguar prodhimin dhe ka rënie të aktivitetit ekonomik në tri kategori, tek qytetarët, komuniteti i biznesit dhe buxheti i shtetit.

Ndër 13 pikat e prezantuara, Bislimi ka thënë se Qeveria do t’i kompensojë kompanitë për pagat të cilat ka propozuar të jenë në masën e pagës minimale prej 170 euro./Telegrafi/