Nga: Flori Bruqi

Poeti Jahja Lluka është autor i librit me titull “Eja në pranverë”, që na sjell këto ditë pandemie vargjet e tij sublime për dashurinë, lotin dhe vet jetën.


Dashuria ime më je Ajër që thithin mushkëritë e mia ti më je e mira ime që më mban në jetë ti më je dorë e bardhë e butë ti më je Se zemrës që m’i shton plagë ti më je Dritë që ndriçon qiellin ti më je

Lluka shkruan pa dorashka për dashurinë e tij të sinqertë, për vajzat me bardhësi dëbore të padjallëzuara. Ai flet dhe shkruan për fytyrën dhe frymën rinore të shkrirë dhe hëpërhë të ngrirë në dëborë.

E bardha ime je Sa herë m’i ngul sytë e shkruar shkrihem ëmbël e mjaltë ka buza jote më shkrin Moj e bardha ime me bardhësi bore

Nuk i dihet se si lind poeti. Familja mund të thotë diç më tepër për të. Megjithatë, ata nuk mund të na thonë gjithçka. Për traditën e tij të sotme “adoleshente”, në paraqitjen e tij me “Eja në pranverë”, ai për lexuesin na e sjell librin e tij të nëntë, të bukurën e zemrës së tij.

Thirrja jote pret Ti e theve gurin e zemrës sime M’i vrave krejt armiqtë e apokalipsit të huaj U qesha sa e madhe qenka dashuria e vërtet

Poezia e Llukës vjen si aromë lulesh, rinuar me poezi qytetare-dukagjnase, më shumë fjalë të reja si dhe një rebelim poetik, gjuhësor, tematik dhe artistik. Sikurse dihet, letërsisë, çlirimi dhe risitë kryesore Llukës i vijnë prej gjuhës së tij të pasur prej poeti dhe politikani, ku jetën e tij e ka për dy sy - mes puthjeve lotëve, borës mallit, dashurisë mirëqenies - në mes luftës dhe fatit.

Dimër i ngrohtë Bora filloj kohëra më parë Më shoqerojë shtigjeve me ty Unë i lodhur e mall pata për dy sy Sy ka bota por pak si sytë e saj Ata sy bojqielli e me mendje të lartë

Pa dashuri, poeti Lluka nuk mund ta shijojë dëborën, gjumin, gojën e saj që thotë çdo herë më afsh shpirtëror: “Vetëm të vërtetën e di të vërtetën”.

Mos fol për dashuri Mos më fol për dashuri Nuk kam nevojë për fjalë të ëmbla Gjaku në ujë do shndërrohet Sa herë po më gënjen Po dua dashurin tënde e dashuri nuk janë fjalët…

Poeti erdhi në këtë kohë më poezi përmes pandemisë, si çlirues i fjalës së bukur poetike. Brenda qartësisë, ai nuk braktisi kurrë fjalët poetike deri në jermi. Ai prodhoi një liri që po i frikëson brezat e vjetër dhe të rinj. Ai, brenda strukturës, gjithmonë mbetet i ashpër, i qartë më mallin dhe malet e Bjeshkëve të Nemuna.

Ajri, stinët, vjeshta e dimri janë dhe stinët e tij të poezisë. Peja ime Peja ime te ty nisa hapat e thura lavde kreshnike secili emër ka rininë e pikuar moteve unë e di ku jeta e ka amën e në ty vazhdon rrita jote e bukur...

Po edhe puthjet me lëpirjet e syve, lotëve nga qerpikët e saj, janë parandjenja pëshpëritëse në natën e tij të fundit.

Loti në qerpikun tënd Mos flejë deri sa të puthi Se në mëngjes udhëtoj larg A do kthehem nga kjo rrugë Mos do vdes Mos flej deri sa të puthi…

Të bukuren e këtij libri e shpalosim më këto vargje

“Kthehu në gjirin tim”. Kthehu se unë po vuaj Përjetësisht kam më të dashur Përjetësisht kam me të pritë Dëm është të jetojmë kështu kemi mundur të jemi të lumtur…

Lluka sot e ka vendin e vet në poezi, publicistikë dhe politikë... Ai është poeti i rinuar i qytetit të Lumbardhit... Themi se qyteti i tij është, si polis universal.

Ta njoh shpirtin e lagur Ta njoh fijen e flokut zemër Fije-fije i kam prek me dorë Ta njoh shpirtin e lagur e nuk heshti kot Ta di qeshjen e syve…

Kësisoj, në studion e tij dimërore në Pejë, poeti Lluka e gjen edhe shpirtin e babait të tij:

Pse je i mërzitur baba O princi im Jam mërzit se nëna yte Nuk më don më Me duhet të iku larg - Po unë te dua baba E di këtë princ Për këtë jam i gëzuar dhe i mërzitur…

Bërthama gjuhësore e tij, që është vetanake, filozofike, ciklike, mitike moderne, e gjithëkohëshme, i jep kësisoj poezive një pasuri kuptimplotë në krejt ligjërimin, duke e bërë të qëndrueshëm si vlerë poetike.

Poeti ndjen në shpirt ndjesinë për të rënët në luftë, dëshmorët, traditën e gërshetuar me risitë kristalizuese gjuhësore, në përmbajtje që na i përkujton trishtimet, dhembjen, heroizmin e të rënëve për liri në Kosovë:

Plaga jote Mejë Me shumë se ditët e vitit u vranë të Ti Që ne sot me pasë pak liri Kur derdhet gjaku shqiptar pse je në atdhe Kur armiku nuk njeh aspak njerëzi E kaplon lakmia e smira për zi

Pra, 376 shpirtra dhanë jetën... shqip… Kjo poezi e Jahja Llukës mbetet kurdoherë një dashuri e novelizuar poetike, por gjithashtu edhe një botë e pasur poetike.