Rreth 80 mijë euro obligime ndaj minatorëve, Sindikata i jep një javë kohë menaxhmentit të “Trepçës” të realizojë pagesat

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës përmes një reagimi publik thotë se menaxhmenti i ndërmarrjes “Trepça”, ka rreth 80 mijë euro obligime ndaj tyre.
Sindikalistët fajësojnë menaxhmentin se po pengon aktivitetet e tyre, dhe se shuma rreth 80 mijë euro është që minatorët kanë paguar nga paga e tyre, transmeton Telegrafi.
“Të nderuar minator janë bërë tani e sa vite që Menaxhmenti i Ndërmarrjes Trepça Sh.A e pengon aktivitetin sindikal të Sindikatës së minatorëve të Kosovës në forma të ndryshme, duke filluar nga përndjekjet, shantazhet, presionet, kërcënimet, suspendimet, largimet nga puna etj. Një formë tjetër pengimit të veprimit sindikal dhe përpjekjes për të zhbërë sindikatën është ndalesa e kuotizimit apo anëtarësisë sindikale. Duke penguar dhe pamundësuar aktivitetin sindikal vazhdimisht.
Si rezultat i mostransferimit të këtyre mjeteve për disa vite obligimi tanimë duhet të jetë rreth 80.000 mijë euro. E tmerrshme. Këto janë mjete të cilat ne i paguajmë nga paga jonë, me djersen e ballit dhe të njëjtat nuk na i transferojnë në llogarinë sindikale, me tendencën e vetme përndjekjen e sindikalistëve, largimin e tyre nga sindikata dhe njëherit zhbërjen e saj”, theksohet në reagim.
Tutje, ata thonë “Turpi ju mbuloftë. Ju se keni idenë se çka është as demokratike e as ligjore. Por ta dini se Trepça nuk është pronë e bordit e as e një menaxhmenti total të padijshëm. Trepça Sh.A para së gjithash është e minatorëve dhe qytetarëve, e kështu do të mbetet gjithmonë”.
Sindikata ka kërkuar nga menaxhmenti që brenda një jave të realizojnë vlerën prej 80 mijë euro.
“Ne ju njoftojmë dhe bëjmë thirrje që nëse brenda afatit një javor nuk paguhet vlera e plotë e kuotizimit sindikal (që është paguar nga djersa jonë/ nga gjepi ynë/nga kafshata e familjeve tonë), ne do të ndërmarrim të gjithë hapat demokratik për të realizuar këtë të drejtë. Bashkangjitur me këtë postim keni vetëm një pjesë të obligimeve që ndërmarrja Trepça Sh.A i ka Sindikatës së Pavarura të Minatorëve të Trepçës së Kosovës”, përfundon reagimi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës
Luksemburgu me numrin më të madh të automjeteve për kokë banori në BE

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

A jeni gati? Sot fillon Karnavali Golden Eagle!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit