Janë tri shtete me të cilat Republika e Kosovës ka marrëveshje që pacientët t’i dërgojë për shërim jashtë vendit. Turqia ka një numër prej 100 rasteve, të cilat ka ofruar t’i trajtojë falas për kosovarët, por për shkak të kushteve me pandeminë kjo mundësi nuk do të mund të shfrytëzohet për nja kohë të pacaktuar.
Zëvendësministri i Shëndetësisë, Luan Gola ka thënë se në total janë rreth 590 raste në listën e pritjes për t’u shëruar jashtë Kosovës.
“Lista e pritjes te situata emergjente kur kërkohet realizohet përmes komisionit, dhe komisioni brenda 72 orëve i adreson për kërkesa, ne arrijmë që ato kërkesa emergjente për 72 orë me i adresu. Totali i listës së pritjes nga viti 2019 që i kemi bartë është rreth 220 raste dhe në vitin 2020 janë rreth 370 raste. Pra totali i listës është rreth 590”, u shpreh Gola.

Vendet e tjera përveç Turqisë, me të cilat Kosova ka marrëveshje janë edhe Shqipëria e Maqedonia e Veriut.
Pacientëve që kanë nevojë për trajtim jashtë vendit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, deri në moshën 18 vjeçare u mbulohen shpenzimet 100 për qind, ndërsa atyre mbi moshën 18 vjeçare shteti mbulon 70 për qind të shpenzimeve.
Sipas Golës, numri i spitaleve private në Republikën e Kosovës është në rritje.
Ai tha se janë 1633 institucione shëndetësore private të licencuara, prej të cilave 26 janë spitale private, ndërkaq foli edhe për investimet e planifikuara për këtë vit dhe vitin tjetër.
“Nëse e shohim nga viti 2019, kemi pas shpenzime kapitale i kemi pas dikund 25 milionë euro, situata në vitin 2020 ka ndyshu për të mirë për arsye se tani kemi dikund rreth 54 milionë euro në total të shpenzimeve kapitale, një pjesë e tyre janë siguruar përmes Bankës Botërore dhe një pjesë janë në kontraktim me CEV, që është institucione financiar, dhe një pjesë është një pjesë që ndahet prej buxhetit. Këto 54 milionë euro të jeni të sigurt që nuk mundemi gjatë këtij viti të gjitha me i kry, mirëpo janë hap procedurat. Sa i përket vitit 2021 në bazë të kornizës afatmesme ne i kemi ndarë diku rreth 25 milionë, pastaj për vitin 2021 janë nda 26 milionë, ndërsa për vitin 2022 janë paraparë diku rreth 50 milionë. Mirëpo këto nuk janë definitive për shkak se varet edhe prej formave të ndryshme të kreditimit apo edhe prej granteve të cilat munden me ardh si përkrahje ndaj Ministrisë së Shëndetësisë”, tha Gola. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në ‘mbrojtje’ të Vuçiqit

Rexhep Memedi: Fëmija që u helmua nga barërat është në gjendje të qëndrueshme

Walker: Thaçi, Veseli e të tjerët po mbahen në Hagë padrejtësisht, nuk ma mundësuan t’i takoj

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi