LAJMI I FUNDIT:

Rreth 4 mijë persona hoqën dorë nga shtetësia në vitin 2021

Rreth 4 mijë persona hoqën dorë nga shtetësia në vitin 2021

Rreth 4 mijë e 600 kosovarë kanë hequr dorë nga shtetësia gjatë vitit 2021.

Ky numër është dukshëm më i lartë se një vit me herët kur nga shtetësia kishin hequr dorë 3 mijë e 600 persona.

Zyrtarë nga Ministrinë e Punëve të Brendshme thonë se arsyeja kryesore për heqjen dorë nga shtetësia, është mos lejimi i dy shtetësisë në shtete të ndryshme, kryesisht të Bashkimit Evropian, ku kanë migruar shumë kosovarë.


Ndryshe nga viti 2020, kur nga shtetësia e Kosovës hoqën dorë rreth 3 mijë e 600 persona, numri i kosovarëve që janë liruan nga shtetësia deri në fund të nëntorit të këtij viti, është dukshëm më i lartë se vitin e kaluar.

Behar Haziraj, zyrtar i lartë për media në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës, tregon numrin e atyre që për arsye të ndryshme hoqën dorë nga shtetësia, shkruan RTKlive.

“Gjatë periudhës Janar – Nëntor të vitit 2021, nga Shtetësia e Republikës së Kosovës, janë liruar gjithshej 4 mijë e 594 persona. Prej tyre, meshkuj janë 2 mijë e 359, ndërsa 2 mijë e 235 janë femra. Këto janë të dhëna statistikore të përpunuara deri në muajin nëntor, ndërsa meqë muaji dhjetor nuk ka përfunduar ende, të dhënat për këtë muaj nuk i kemi”.

Arsyeja kryesore që shtyn kosovarët të heqin dorë nga shtetësia është ndalimi i dy shtetësisë në shumë vende të BE-së, pohon Haziraj.

“Arsyet pse këta personat heqin dorë nga shtetësia e Kosovës, është pasi që shumë shtete të Bashkimit Evropian nuk lejojnë dy shtetësinë, përfshirë këtu edhe disa shtete që nuk janë pjesë e BE-së. Duke pasur parasysh që një numër i madh i shtetasve tonë jetojnë tashmë me vite në këto shtete, e një numër i madh edhe kanë lindur në këto shtete dhe si rezultat i saj kanë fituar të drejtën e Fitimit të Shtetësisë dhe janë të obliguar të lirohen nga shtetësia e mëparshme në rast se dëshirojnë ta fitojnë shtetësinë e atij vendi”, tha Haziraj.

Gjatë periudhës Janar – Nëntor 2021, Shtetësinë e Kosovës, e kanë fituar 362 persona.

Ndërkohë, sipas të dhënëva të MPB-së, nga 2017 e deri në vitin 2020, nga shtetësia kanë hequr dorë 20 mijë e 113 kosovarë.

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori