Shërbimi Korrektues i Kosovës gjatë të hënës ka organizuar takim të përbashkët me bashkëpunëtorë vendorë e ndërkombëtare ku si qëllim ka harmonizimin e planit të trajnimeve për të gjithë stafin e SHKK-së, ku u bë e ditur se bashkëpunimi me Ambasadën Amerikane në Prishtinë, përmes programit INL/ICITAP, është mundësuar që rreth 150 zyrtarë të ndjekin trajnimin në Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimeve në Colorado të SHBA-së.
Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, Nehat Thaçi gjatë fjalimit të tij falënderoi për mbështetjen të gjithë partneret, duke theksuar se falë kësaj mbështetje dhe përkrahje, personeli i SHKK-së çdo dite e më shumë po zhvillohet në ngritje e kapaciteteve të veta.
Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga SHKK-ja.
“Ai përmendi bashkëpunimin me Ambasadën Amerikane në Prishtinë, që përmes programit INL/ICITAP, ka mundësuar që rreth 150 zyrtarë të ndjekin trajnimin në Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimeve në Colorado të SHBA-së. Gjithashtu, ai falënderoi për mbështetje misionin e OSCE-së dhe EULEX-in, ku çdo ditë e më shumë janë përkrahës të SHKK-së në fusha të ndryshme”, thuhet në komunikatë.
Të pranishëm në këtë ngjarje ishin, ambasadori i OSBE-së në Kosovë Jan Braathu, i cili shprehu falënderimet e tij dhe siguroi mbështetjen për periudhat në vijim, duke theksuar se me punën e juaj keni ngritur perceptimin pozitiv te qytetareve për SHKK-së.
Ambasadori Braathu tha se parim i misionit është që të punojmë në bazë të nevojave të juaja, duke treguar se ky mision ka planifikuar një program ambicioz për mbështetjen e SHKK-së.
Po ashtu, edhe Drejtori i INL/ICITAP në Prishtinë Shawn Waddops shprehi falënderimet e tij rreth bashkëpunimit me SHKK, ku tha se draftimi i Ligjit për SHKK-në është një lajm i mirë, po ashtu kompliment-oj për menaxhimin e pandeminë. Ai theksoj se kemi parë përparim në SHKK duke vënë në theks se trajnimet e kryera po zbatohen në praktik.
Shawn Waddops, gjatë takimit u zotua se do të përkrah edhe më tutje avancimin e SHKK-së përmes trajnimeve dhe ofrimin e donacioneve.
Ndërsa, përfaqësues nga EULEX-i ishte Peter Naks, i cili përmendi trajnimet e realizuara nga ky mision dhe planin e trajnimeve për vitin e ardhshëm.
I pranishëm në këtë ngjarje ishte dhe Imajl Smakiqi, Drejtor në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike ku falënderoj për ftesën dhe shprehu gatishmërinë se AKSP edhe pse në kohë pandemie do të angazhohet që trajnimet të mbahen online për të gjithë zyrtarët korrektues.
Shërbimi Korrektues i Kosovës me bashkëpunime të tilla, synon në avancim të mëtutjeshëm dhe në reforma të vazhdueshme, me qëllimin e të qenurit institucion profesional, kredibil, i besueshëm dhe konkurrent me institucionet korrektuese të shteteve demokratike dhe moderne, të cilat aplikojnë vlerat më të larta të lirive dhe drejtave të njeriut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Temperaturat shënojnë rritje – ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

LSDM: Mickoski të përgjigjet nëse Inspektorati Shtetëror Administrativ ka konstatuar keqpërdorim detyre nga Izet Mexhiti dhe kabineti i tij

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Procesi i imunizimit të djemve kundër HPV po zhvillohet pa probleme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë