LAJMI I FUNDIT:

Rreth 10.41% e popullatës në Kosovë nuk ka shërbime të ujësjellësit

Rreth 10.41% e popullatës në Kosovë nuk ka shërbime të ujësjellësit

Rreth 89.59% e popullatës së Kosovës është furnizuar me ujë nëpërmjet sistemeve publike, të menaxhuara nga Kompanitë Rajonale të Ujit, ndërsa rreth 10.41% e popullatës nuk ka pasur në dispozicion shërbimet e ujësjellësit në vitin 2016.

Kështu ka bërë të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në raportin e saj më të ri Statistikat e Ujërave në Kosovë për vitet 2016-2017 që ka për qëllim informimin statistikor gjithëpërfshirës të burimeve ujore në Kosovë dhe synon të kontribuojë në krijimin e një informacioni të qëndrueshëm mbi gjendjen e ujërave në Kosovë.

Në vitin 2016, gjithsej sasia e furnizimit me ujë për ekonomitë familjare, aktivitetet industriale dhe institucionet ka qenë 62.07 milionë m³ ujë.


Furnizimi i ekonomive familjare me ujë të pijshëm, sipas ASK-së, ka pësuar ndryshime nga viti në vit, si p.sh. në vitin 2010 ishte 41.88 milionë m³; në vitin 2014, ishte 46.72 milionë m³; ndërsa, në vitin 2016 ka arritur në 52.33 milionë m³.

Uji i shpenzuar për ujitje me sistem në bujqësi ka pësuar ndryshime të theksuara nga viti në vit. Në vitin 2010 ishte 42 milionë m³, në vitin 2014 ka arritur në 53 milionë m³, kurse në vitin 2017 ka qenë 52.62 milionë m³.

Nga të dhënat e liqeneve akumulues del se vëllimi gjithsej i akumulimeve është 565 milionë m³. Të dhënat nga publikimi tregojnë se sasia më e madhe e ujit të shfrytëzuar në baza ditore dhe vjetore si burim kryesor kanë liqenet akumuluese dhe burimet natyrore. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Çmimet e grurit dhe vajit në tregjet ndërkombëtare bien, por jo edhe edhe në Kosovë - Murati dhe Bajrami me akuza të ndërsjella

Çmimet e grurit dhe vajit në tregjet ndërkombëtare bien, por jo edhe edhe në Kosovë - Murati dhe Bajrami me akuza të ndërsjella

Ekonomi
Murati: Qytetarët po paguajnë bukën shtrenjtë, opozita bllokoi ligjin

Murati: Qytetarët po paguajnë bukën shtrenjtë, opozita bllokoi ligjin

Ekonomi
Ndërhyrja Tavi – Zëvendësimi i valvulës së aortës pa operacion në “Acibadem Sistina”

Ndërhyrja Tavi – Zëvendësimi i valvulës së aortës pa operacion në “Acibadem Sistina”

Ekonomi
Nga kosherret, në tryezë, mjaltë që bart shijen e traditës dhe përkushtimit ndër breza!

Nga kosherret, në tryezë, mjaltë që bart shijen e traditës dhe përkushtimit ndër breza!

Ekonomi
Shkolla e notit STEP Sports Center vjen me zbritje 20 dhe 30% për Black Friday

Shkolla e notit STEP Sports Center vjen me zbritje 20 dhe 30% për Black Friday

Ekonomi
Gazprom ndalon furnizimin me gaz për Austrinë, kancelari austriak: Putini nuk mund të na shantazojë

Gazprom ndalon furnizimin me gaz për Austrinë, kancelari austriak: Putini nuk mund të na shantazojë

Botë
Kalo në kategori