LAJMI I FUNDIT:

Rrënimi i objekteve në plazhet e liqenit të Ohrit, Pecakov kërkon rikthimin e tyre

Rrënimi i objekteve në plazhet e liqenit të Ohrit, Pecakov kërkon rikthimin e tyre

Për kryetarin e ri të Ohrit, Kirill Pecakov, objektet në plazhet e Ohrit, të cilat para fillimit të sezonit veror u hoqën apo u mbyllën, nuk janë ndërtime pa leje.

Sipas tij, bëhet fjalë për paaftësi e pushtetit të mëparshëm lokal për ta menaxhuar këtë çështje. Plazheve gati disa vite u kishin skaduar kontratat e koncesionit, andaj kanë funksionuar ilegalisht.


“Të gjitha janë bërë me projekte që janë pranuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe një pjesë nga komuna e Ohrit. Si mund të jenë ndërtime pa leje. Nuk janë ndërtime pa leje. Janë projekte në bazë të të cilave plazhet janë lëshuar në koncesion kurse vetëqeverisja e mëparshme lokale duke përfshirë edhe pushtetin qendror nga viti 2017 dhe disa nga viti 2016 nuk kanë gjetur mënyrë për ta zgjidhur këtë. Ndoshta e keni fjalën për ndërtime pa leje ku janë shembur tre tulla ose një pjesë e çatisë”, tha Kirill Pecakovski- kryetar i Ohrit.

Pecakov planifikon të rifillojë punën në plazhet që nuk funksionuan verën e kaluar. Në disa prej tyre, në fillim të qershorit u hoqën platformat e ndërtuara në liqen, ndërsa objektet mbetën pa energji elektrike.

“Fillimisht do të mundohemi t’i zgjidhim në aspektin urban dhe t’i përfshijmë në fushëveprim dhe më pas t’i nxjerrim sërish në tender publik në koncesion. Deri në prill të përfundojmë që të mund plazhet të jenë gati gjatë verës për t’i pritur turistët që duan të vijnë në Ohër”, u shpreh Kirill Pecakovski.

Duket se kryetari Kirill Pecakov dëshiron ta kthejë Ohrin në të kaluarën kur VMRO DPMNE qeverisi 11 vjet kurse qyteti ishte në kaos total urban, reagojnë nga LSDM në Ohër.

“Pecakov mund të premtojë kodra dhe lugina dhe është e kuptueshme që do t’i duhet të japë atë që u premtoi ish koncesionerëve ilegalë, por gjithçka që ai planifikon të bëjë është kundër ligjit dhe rekomandimeve të UNESCO-s. Pecakov së bashku me OBRM-PDUKM-në kriminale synojnë të japin me qira pjesën më tërheqëse dhe më të mbrojtur të bregut të liqenit të Ohrit”, thonë nga LSDM.

UNESCO jep mundësi vetëm njëherë, nëse vazhdojmë me sjellje të tilla të paarsyeshme, Ohri do të jetë qytet pa këtë status./ /Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori