LAJMI I FUNDIT:

Rrëmbehet 30 vjeçari nga ish shoku i qelisë për borxh nga pazaret e drogës, policia arreston tre persona në Durrës

Rrëmbehet 30 vjeçari nga ish shoku i qelisë për borxh nga pazaret e drogës, policia arreston tre persona në Durrës

Një 30-vjeçar është shpëtuar pasi u rrëmbye nga tre persona për shkak të një borxhi, që lidhet me trafikimin e drogës jashtë vendit.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi B. H. ishte marrë dhe mbajtur pa dëshirën e tij, në automjetin tip “BMË X5”, nga I. K, 27 vjeç, nga Paskuqani,  G.C 26 vjeç, nga Durrësi dhe J.D 29 vjeç nga Shkozeti në Durrës.

Ata u kapën duke lëvizur në zonën e plazhit, në drejtim të Shkozetit.


Këta tre persona po e kërcënonin 30-vjeçarin, për t’iu dhënë shumën prej 6 mijë paund, të cilën 27-vjeçari I. K pretendonte se ia kishte detyrim 30-vjeçari, për një çështje droge në kohën kur të dy këta shtetas kryenin dënimin për drogë në shtetin britanik, në të njëjtën qeli burgu.

Mbi të arrestuarit I.K, G. C dhe J.D rëndojnë veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, të kryera në bashkëpunim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori