LAJMI I FUNDIT:

Rrehen për shkak të tokës me shufra hekuri në Rahovec, paraburgim ndaj shtatë personave

Rrehen për shkak të tokës me shufra hekuri në Rahovec, paraburgim ndaj shtatë personave
Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër shtatë të pandehurve S.N., R.N., Sh. N., B.N., Xh. N., P.N., dhe S.N., për shkak se të njëjtët dyshohet se kanë kryer veprat penale “ Dhuna në familje” nga neni 248 paragraf 2 të KPRK-së dhe “ Pjesëmarrje në rrahje”, nga neni 187 paragraf 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

“Rasti ka ndodhur në Komunën e Rahovecit, më 08 tetor 2019, ku të gjithë të pandehurit, familjarë, për shkak të çështjeve pronësore janë përfshirë në rrahje, duke përdorur mjete të forta, shufra hekuri dhe druri, grushte e shqelma kanë goditur njëri tjetrin, duke pësuar të gjithë lëndime trupore.

Po ashtu, lëndime trupore kanë pësuar edhe të dëmtuarit të cilët nuk kanë qenë të përfshirë në rrahje V.N., R.N., V.N., dhe Xh. N.
Me këtë ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruara më lartë”, thuhet në njoftimin për media.


Prokurori i rastit ndaj tyre, ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Kalo në kategori