Rregullimi i çmimit të barnave në Kosovë, Oda Ekonomike Amerikane del me qëndrim

Oda amerikane në Kosovë ka dal me qëndrim rreth Projektligjit për produktet medicinale, gjersa thekson se rregullimi i çmimit të barnave në Kosovë është një hap përpara drejt shërbimeve cilësore shëndetësore, me theks në barazi.
Si avokues kryesor për promovimin e sektorit privat dhe rritjes ekonomike në Kosovë, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë thotë se kupton rëndësinë kritike të një sistemi funksional shëndetësor në vend.
“Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë gjithashtu vlerëson përpjekjet e Qeverisë në përcaktimin e parimeve të Çmimeve Referenciale Ndërkombëtare (IRP) dhe e mbështet këtë rregullore si një ndër mënyrat për të siguruar qëndrueshmëri dhe qasje të vazhdueshme në barna për pacientët kosovarë. IRP duhet të zbatohet në përpikëri, por nuk duhet të mbetet i vetmi mekanizëm për përmirësimin e qasjes në barnave për pacientët.
Duhet të merren në konsideratë edhe mekanizma të tjerë si negociatat e drejtpërdrejta me prodhuesit inovatorë dhe marrëveshjet e hyrjes së menaxhuar (MEA) si pjesë e procesit të rimbursimit”, thuhet në reagim.
Sipas Odës amerikane qasja në shërbime të përballueshme të kujdesit shëndetësor dhe me cilësi të lartë është thelbësore për zhvillimin ekonomik të Kosovës, pasi rrit produktivitetin, aftësitë e fuqisë punëtore dhe mirëqenien e përgjithshme të popullatës, prandaj rregullimi i çmimeve të barnave është një komponent kritik i sigurimit të qasjes së përballueshme dhe të barabartë në kujdesin shëndetësor në Kosovë.
“Vendosja e kontrolleve të çmimeve ndihmon në adresimin e çështjes së kostos së lartë të barnave, duke promovuar çmime fer dhe të përballueshme për barnat esenciale, për të siguruar që të gjithë individët të kenë qasje në barnat që u shpëtojnë jetën, pavarësisht nga niveli i të ardhurave të tyre”, thuhet në reagim.
Në këtë drejtim, Oda Amerikane mirëpret dhe ofron të gjithë mbështetjen në miratimin dhe zbatimin e shpejtë të Ligjit për Çmimin e Barnave në Kuvendin e Kosovës.
“Oda Amerikane beson që rregullimi i çmimit të barnave luan një rol vendimtar në promovimin e qasjes në barna, stimulimin e inovacionit dhe promovimin e konkurrencës në tregun farmaceutik dhe rritjen e efikasitetit të përgjithshëm të sistemit të kujdesit shëndetësor.
Kjo bazë rregullative do të mundësojë që çmimet e barnave të jenë të arsyeshme, fer dhe transparente duke mbrojtur edhe interesat e kompanive farmaceutike, që përbëjnë një industri kyçe për ekonominë e Kosovës”, thuhet më tej.
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë konsideron rregullimin e çmimit të barnave si një ndërhyrje me ndikim për të promovuar qasjen në barna esenciale, për të përmirësuar rezultatet e kujdesit shëndetësor si dhe për të avancuar zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës