Rregullatori evropian rekomandon përdorimin e vaksinës Pfizer-BioNTech në BE - pritet edhe miratimi nga Komisioni Evropian

Agjencia Evropiane Barnave (EMA) ka rekomanduar përdorimin e vaksinës Pfizer-BioNTech kundër COVID-19 në Bashkimin Evropian.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, autorizimi do t’i hapë rrugën për një fillim të mundshëm të vaksinimeve në Evropë më 27 dhjetor.
Pasi shkencëtarët e EMA-s arritën në përfundimin se vaksina është e sigurt, zyrtarët në agjencinë me bazë në Amsterdam rekomanduan miratimin e saj me kusht që ajo të shpërndahej në bllokun e 27 vendeve.
Komisioni Evropian duhet ta vulosë vendimin përpara se vaksina të nis shpërndarjen.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se Komisioni Evropian do të veprojë shpejt dhe do të vendosë sonte mbi autorizimin. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals












































