Kur të merreshim pak me gjenet, që i trashëgojmë nga prindërit, të afërmit, përveç punëve mirë të njohura që i trashëgojmë, në ndonjë kategori bën pjesë edhe ndjenja për stil dhe modë.
Me kalimin e kohës këtë ndjenjë e zhvillojmë duke shtuar finesa, që kanë rolin për të treguar personalitetin tonë, mirëpo puna më e madhe është e kryer qysh në lindje. Për të gjithë ata të cilët nuk kanë pasur fatin që në trashëgiminë gjenetike të kenë të shkruar ndjenjën për stil dhe modë, këtu janë disa rregulla dhe këshilla të vogla për modën dhe stilin. Nëse u përmbaheni këtyre mund të mësoni për principet themelore të veshjes së mirë, mirëpo edhe të sjelljes, sepse stilin e përbëjnë të dyja këto së bashku, e për më tutje do të kujdeset natyra. Stilin të gjithë e kemi të lindur vetëm se duhet ta gjejmë në vete.
Ndiqeni edhe serinë e gabimeve më të këqija të modës së meshkujve në “Mnogoo Stil”.
Ngjyra
Ngjyrat gjithmonë janë sipas dëshirës. Nuk ekziston rregull sipas së cilës meshkujt ekskluzivisht duhet të mbajnë ngjyra të mbyllura apo më të hapura. Rrobat me ngjyrë tregojnë atë se sa të gjallë jeni. Mirëpo, nuk duhet të jeni shumë të gjallë apo shumë kolorit. Rregulli thotë maksimum tri ngjyra.
Aplikacioni
Nëse keni zgjedhur bluzë me ndonjë aplikacion, print, me linjë vertikale apo horizontale ose diçka të ngjashme: kollare, pantallona, çantë, atlete, atëherë domosdo duhet të jenë një ngjyrëshe. Rregulli thotë – vetëm një pjesë e rrobave mund të ketë aplikacione.
Materiale
Pantallona prej liri, këmishë mëndafshi dhe xhaketë lëkure të kombinuara me atlete ngjyrë ari si ide interesante për kombinim ditor, mirëpo vetëm nëse dëshironi t’i thyeni të gjitha rregullat e stilit. Në stil është i pranueshëm vetëm njëri nga materialet e lartpërmendura. Të gjitha të tjerat janë të tepërta. Rregulli është pambuk. Me zgjedhje të bluzave prej pambuku dhe xhinseve asnjëherë nuk do të gaboni. Me xhinse mund të kombinoni edhe këmishë mëndafshi ose xhaketë lëkure. Përderisa me pantallonat prej liri gjithmonë mund t’i kombinoni me bluzë nga pambuku.
Pantallona shumë të gjata
Shumica nga ne kur blejnë xhinse nuk mendojnë për atë se a janë shumë të gjata. Megjithatë, syri i femrës i vëren të gjitha, madje edhe xhinset tuaja të reja të cilat janë grisur në fund, sepse janë shumë të gjata, kurse ju keni përtuar t’i shkurtoni ato kur i keni blerë. Ndoshta për ju kjo nuk ka rëndësi, mirëpo të dashurave tuaja kjo me siguri do t’ju pengojë.
Bel të lartë
Rregulla për të zgjedhur thellësi ideale të xhinseve është t’ju bien në bel, e jo t’ju shkojnë deri në qafë. Gjithçka që është mbi lartësinë nuk do t’i keni të rehatshme për t’i mbajtur apo shikuar.
Gjatësia e bluzës
Rregulli thotë – as shumë e gjerë as shumë e ngushtë. Përveç nëse nuk keni stil të mbani bluza XXXL, largojuni modeleve shumë të gjëra, veçanërisht nëse jeni të dobët, keni këmbë të shkurta apo supe të vogla. Për ata me këmbë të shkurta rekomandohet të mos mbajnë bluza të gjata, sepse në mënyrë vizuale do të duken si të shkurtuar, kurse bluzat mbi bel nuk rekomandohen për askënd, përveç nëse nuk është diçka në rregull me ju…
Atlete
Çorape të bardha dhe atlete. Çorape të holla për një nuancë më të hapura apo më të mbyllura prej pantallonave apo këpucëve. Çorape pambuku, jo sintetike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Jennifer Lopez sjell një trend të rehatshëm dhe të lehtë për t'u veshur

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

A e prishni agjërimin nëse vëni makijazh gjatë Ramazanit

Ky është zëvendësuesi ideal i retinolit për vajzat me lëkurë të ndjeshme
Ky është trupi me përmasat ideale të një femre, sipas shkencës
Ky është ndryshimi perfekt i gjatësisë për një çift në një marrëdhënie - ata janë partnerë idealë të puthjes

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk