“Fajdeja ish që po ta mbytke familjen e po të mbytke edhe vet, pe mbytshe edhe vetën”. Janë disa nga fjalët e një qytetari të Pejës i cili nuk po arrin të kthejë një kamatë fajdeje prej rreth 60 mijë eurosh.
Nga një shumë prej 10 mijë eurosh të cilën e kishte marrë nga tashmë i arrestuari Driton Podrimqaku, kamata tani i është bërë rreth 60 mijë euro për shkak se qytetari nuk kishte arritur që të paguante këtë kamatë në kohën siç ka qenë e paraparë.
Në janar të këtij viti, qytetari do të duhej të përfundonte kamatën për fajdenë e marrë nga Podrimqaku por i njëjti thotë se nuk ka se ku të marrë para për ta paguar.
I lodhur nga e gjithë kjo situatë, viktima e fajdesë vendos që rastin ta raportojë në KALLXO.com ndërsa ishte shprehur se ishte i gatshëm të bashkëpunonte edhe me autoritetet e sigurisë.
Ai madje rrëfen se çka e kishte shtyrë që të merrte fajde nga Podrimqaku.
“Unë fajde i kam marrë 10 mijë euro. U dashtë me marrë fajde se u ngushtova e kam njoftë (Driton Podrimqakun) më herët si figurë dhe e kam ditë që jep fajde dhe e kam thirrë jam taku me të dhe i kam kërku. Kur m’i ka dhënë paret 10 mijë euro, pastaj nuk kam mujtë me ia kthy fajden edhe ka shku tu e shtu çdo herë e ma shumë kamatën dhe u rrit kamata është bë e madhe”, ka rrëfyer qytetari deri sa shpjegon se kamata do duhej të kthehej 1 mijë euro në muaj por për shkak të vonesave i është dyfishuar kamata.
Tutje qytetari tregon se për 12 muaj ai i ka kthyer kamatë Podrimqakut nga 2 mijë euro, ose në total 24 mijë euro por kushtet ekonomike thotë se ia vështirësuan larjen e kamatës.
“Unë nuk kisha mundësi me ja kry pagesën çdo muaj nga 1 mijë euro dhe u bë 20 mijë euro. Mundem me qenë i sigurt se 12 muaj ose ma shumë ia kam kthy ka 2 mijë euro dhe prapë u rritke edhe 2 mijë të tjera u rritke shumë, e tash u rrit shuma 50 mijë ose 56 mijë. Në bazë të fjalëve të tij është edhe 60 mijë por unë e di se deri në 50 mijë ka hyp kamata. Tash javë për javë m’i lyp ka 500 euro. Këto veç për kafe. Më thotë që nuk janë paret e mia janë të një shokut edhe shoku po e kërkon një kafe për vonesa. Çdo javë që i vonoj duhet me i pagu ka 500 euro shtesë”, vazhdon të tregojë qytetari, i cili ishte viktimë e fajdesë.
Qytetari nga Peja vazhdon të rrëfejë se personi që i ka dhënë fajde nuk e ka kërcënuar ndaj dhe nuk e ka lajmëruar rastin në polici.
“Nuk kam shku në polici sepse nuk kam kërcënime prej tij nuk kam ndonjë kërcënim direkt që ta bëj, të vras apo të mbys. Vetëm njëherë e kam pasë në veturë i kam tregu që jam në gjendje të keqe, që nuk jam tu punu, nuk mundem me t’i bo paret”, tregon ai.
Në anën tjetër thotë se nuk ka pasur kërcënime direkte ndërsa evidentoi një bisedë të cilën e kishte zhvilluar me personin që i kishte kërkuar fajde, brenda veturës.
“I kam thënë që e kam ndërmend me ja dhënë paret, tha mirë që po thu kam ndërmend me t’i dhanë se bone më the që s’i kam renet tha ti nuk livrit prej qetij veni. Vetëm një herë ka ndodh kjo që ma ka thënë këtë fjalë dhe më nuk më ka thënë kërcënime”, vazhdon ai.
Në kohën kur ishte zhvilluar intervista qytetari kishte lënë takim për t’i dhënë 500 euro këto për të cilat thotë se kanë qenë ‘për kafe’ e që janë kërkuar nga Podrimqaku.
Në janar të këtij viti, qytetari do të duhej ta kryente obligimin e kthimit të kamatës por thotë se nuk ka arritur ta bëjë një gjë të tillë.
“Unë kam pasë me 25 janar me ja kthy krejt paret e nuk kam mujtë dhe tash po rriten dyfish. Prej 25 janarit nuk i kam raportet qysh i kam pasë me të”, thotë ai deri sa tregon se fajdeja të bën të hysh në probleme të mëdha.
Ai tregon ndjesinë e parë kur kishte marrë fajde.
“Fillimisht kur merr fajde është një lehtësim që mendon që kryn punë por jo, mesazhi jem është që ma mirë le të del dikund le të lyp në rrugë se me marr fajde. Fajdeja ish që po ta mbytke familjen e po të mbytke edhe vet, pe mbytshe edhe veten”, i drejtohet ai personave që mendojnë të marrin fajde.
Ai ishte i gatshëm që të bashkëpunonte me prokurorinë dhe policinë pas intervistimit.
“Unë i kam pru turlifar propozimi, i kam thënë ndërpreje fajdenë t’i laj ngapak-ngapak, e nuk shkojmë deri në këtë gjendje po ai thotë që nuk ka kohë me prit ma se nuk janë paret e tij”, tregon ai për bisedat që kishte me Driton Podrimqakun.
Në fund të intervistës, qytetari tregon se çfarë masash ndërmerren nga personat që japin fajde.
“Kur hyn në fajde njëherë të këqyrin çfarë gjendje ke tani t’i japin. Të këqyrin a je i sinqertë por jo ka pasuria nuk më ka hy. Kam qenë në gjendje me marrë një tokë prej njanit të Gjakovës e ka një pllac në Pejë, ai më ka ofru për me ja jep atij veç me kry por ai nuk është i interesuar”, përfundon rrëfimin qytetari.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën