LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i vëllait të 25 vjeçares, e cila vdiq me burrin dhe fëmijët në aksident: Gjysmë ore para aksidentit ishim bashkë

Rrëfimi i vëllait të 25 vjeçares, e cila vdiq me burrin dhe fëmijët në aksident: Gjysmë ore para aksidentit ishim bashkë

Vëllai i 25-vjeçares A.S. që humbi jetën e saj bashkë bashkëshortin, dy fëmijët dhe vjehrrën në një aksident rrugor që ndodhi të dielën në rrugën Suharekë-Duhël, ka rrëfyer sot për ngjarjen tragjike në një intervistë për mediumin zviceran 20min.ch.

Ylli V., i cili është vëllai i madh i 25-vjeçares që ndërroi jetë në aksidentin e djeshëm, ende nuk mund ta besojë ndarjen nga jeta të motrës së tij dhe nipit e mbesës.

“Rreth gjysmë ore para se të ndodhte aksidenti ne ishim ulur dhe po qëndronim bashkë”, kujton Ylli V. për mediumin 20.min.ch. “J.S, si gjithmonë bënte shaka. Në ditët e ardhshme ne kishim planifikuar që të shkonim në bregdetin shqiptar ku do të festonim edhe ditëlindjen e motrës sime”, përcjellin mediat.


26 vjeçarja që ndërroi jetë të dielën, kishte ardhur në Kosovë bashkë me familjen e tij të premten.

Ylli V. tregon se ai bashkë me familjen e tij u nisën drejt Shqipërisë, ndërsa familja prej katër anëtarësh dhe gjyshja e tyre po shkonin tek vëllai i 32-vjeçarit, J.S.

Aksident i rëndë afër Suharekës, pesë të vdekur, prej tyre dy fëmijë (Video)
Lexo po ashtu Aksident i rëndë afër Suharekës, pesë të vdekur, prej tyre dy fëmijë (Video)

“Ata donin të vinin të mërkurën [në Shqipëri]. Unë duhej t’ua rezervoja hotelin atyre”, thotë Ylli V.

Teksa ishte në veturë duke udhëtuar drejt Shqipërisë, Ylli V. u thirr nga një mik i tij dhe u njoftua për aksidentin.

“Isha i tronditur. Për shkak se isha duke vozitur në makinë, më duhej të ndaloja dhe të merrja frymë thellë. Gruaja ime pyeti se çfarë kishte ndodhur. Pastaj të dy filluam të qajmë”, vazhdon rrëfimi i Ylli V.

Familjes që humbi pesë anëtarë sot, edhe para 29 vitesh i kishin vdekur tre persona në rrugën e njëjtë
Lexo po ashtu Familjes që humbi pesë anëtarë sot, edhe para 29 vitesh i kishin vdekur tre persona në rrugën e njëjtë

Familja katër anëtarëshe jetonte prej vitesh në qytetin Reinach të kantonit të Aargau në Zvicër. Ata ndodheshin me pushime në Kosovë.

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori