Ish-pjesëtari i regjimentit të këmbësorisë “Green Howard” të Britanisë së Madhe, që ka qenë edhe ushtari më i ri që ka shërbyer në Kosovë në kuadër të forcave të NATO-s, ka treguar se si ushtria ia ka formësuar jetën e tij.
Derek “Degga” Maude, 34-vjeç, nga Roseworth, Stockton, Angli, ka qenë vetëm 16 vjeç dhe sapo e kishte lënë shkollën ishte nisur për në Obiliq për të luftuar në luftën e Kosovës më 1999.
Fillimisht ai ishte caktuar që të shkonte në Irlandën veriore në një turne paqeruajtës, por ishte cilësuar si shumë i ri. Megjithatë, atij i ishte lejuar që të shkonte në zonë lufte.
Derek, tani baba i tre fëmijëve, siç transmeton Koha.net, ka thënë: “Para se të hyja në Ushtri, po e humbja rrugën në jetë, futesha në shumë telashe dhe shoqërohesha me banda të gabuara. Ikja nga shkolla dhe rrija me më të mëshuar të cilët më fusnin në shumë telashe. Në fund kuptova se më duhej ta rregulloja jetën dhe kështu vendosa të hyja në Ushtri. Isha vetëm 16 vjeç aso kohe; i sapo dalë nga shkolla”.
“Ishte e çuditshme se si Ushtria nuk më lejoi të shkoja në një turne paqeruajtës në Irlandën Veriore, pa asnjë hezitim më dërguan në Kosovë. Nëna ime u desh të nënshkruante deklaratën e pajtimit që unë të shkoja në luftë”, ka thënë Derek, transmeton Koha.net.
Derek, në pesë javët e para, u stacionua në Maqedoni dhe më pas u zhvendos në Kosovë ku qëndroi për gjashtë muaj.
“Ishte me shumë rrezik dhe kishte momente kur gjatë kontrolleve të shtëpive na qëllonin me armë zjarri – kishte raste kur gjërat shkonin shumë keq. Kam parë shumë gjëra të tmerrshme që nuk do t’i harroj kurrë, por e dija se e gjitha ishte pjesë e punës. Isha shumë i vetëdijshëm se isha ushtari më i ri atje, por të gjithë më trajtonin me respekt dhe kam krijuar miq të jetës. Në përgjithësi, në Ushtri u përshtata shumë dhe më pëlqeu i gjithë entuziazmi”, ka thënë Derek për “GazzeteLive”.
Derek qëndroi në ushtri për katër vjet para se të largohej e të martohej. Një ditë, ai kishte parë një fotografi të regjimentit të tij në Maqedoni, kur edhe kishte vendosur të kontaktonte me ish-kolegët e tij ushtarakë.
“Hyra në Facebook dhe i gjeta të gjithë miqtë e mi të ushtrisë dhe vendosëm të takoheshim. Dy prej tyre janë ende në shërbim ndërsa disa të tjerë kanë vazhduar jetën personale, por do të jetë mrekulli që të ritakohemi”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpahiu: Në shtator nis seria e vrasjeve hakmarrëse të kriminelëve, porosi nga Dubai
I akuzuari: Bashkë me familjen kam mbi 10 milionë euro pasuri, s’kam pasur nevojë të pastroj para
Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga
Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit