LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i të mbijetuarit të masakrës së Reçakut: Pasi u larguan serbët, pashë plakun që serbët ia kishin nxjerrë sytë

Rrëfimi i të mbijetuarit të masakrës së Reçakut: Pasi u larguan serbët, pashë plakun që serbët ia kishin nxjerrë sytë

I mbijetuari i Masakrës së Reçakut, Albert Imeri, ka rrëfyer historinë  e  tij së  si ka mbijetuar nga forcat serbe.

Imeri tregon së  atëbotë  ishte  vetëm 16 vjeç kur serbët e kishin nxjerrë jashtë një strehimoreje për ta vrarë më vonë.

Ai tregon se ishte fshehur nga sytë e armikut duke u fshehur mbrapa grave, derisa burrat i kishin nxjerrë jashtë dhe më pas i kishin ekzekutuar shumicën prej tyre.


“Më  15 janar kanë  filluar luftimet, dhe ne jemi strehuar të shtëpia  Sadik Osmanit. Aty kemi qëndruar rreth 30 persona. Aty kemi qëndruar nën zhurmën e  gjuajtjeve. Pasi janë vrarë dëshmorët që  kanë qenë  në  mbrojte  të  civilëve, kanë  ardhur serbet dhe na kanë  nda burra dhe gra. Unë  kam qenë vetëm 16 vjeç, kur ka dal para shtëpisë, dhe i kamë  parë civilët të  tjerë  që  po rriheshin  nga serbet, dhe në  ato  momente  jam  kthyer prapa ku kanë qëndruar gratë. Për fat të mirë  nuk më  kanë  vërejt që  jam kthyer, dhe  jam fshehur. Ata i kanë marrë  dhe i kanë dërguar të lugina ku i kanë masakruar”, ka treguar Imeri në RTV Dukagjini.

Imeri shtoi së  pas disa momenteve, ata persona janë masakruar nga forcat serbe .

Ai gjithashtu ka treguar rastin, ku forcat serbe kanë  vrarë  një  të  moshuar, dhe e kanë marrë  trupin e  saj dhe deri më  tash trupi i saj është i zhdukur.

Imeri tregoi rastin kur sheh një të moshuar, i cili ishte i masakruar nga forcat serbe, të cilit ia kishin nxjerrë sytë paramilitarët serbë dhe aty pranë trupit të vdekur kishte qëndruar, Imer, rreth 30 minuta, e pastaj e ka bartur brenda shtëpisë, për t’ia ruajtur trupin nga qentë./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Lajme
Kalo në kategori