LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i të mbijetuarës: Virusi më i frikshëm se “corona”, në vitin 1972 ua mori jetën 26 qytetarëve të Gjakovës

Rrëfimi i të mbijetuarës: Virusi më i frikshëm se “corona”, në vitin 1972 ua mori jetën 26 qytetarëve të Gjakovës

Në vitin 1972 vdiqën  26 qytetarë të Gjakovës, nga 35 sa vdiqën në tërë ish-Jugosllavinë nga virusi i njohur në popull si “lija”.

Frika e coronavirusit ka shndërruar në qytete fantazmë disa vende botës. Dyqane, shkolla, restorante të mbyllura dhe njerëzit të izoluar në shtëpi me plot frikë.


Çdo ditë  shohim rritje të numrit të të infektuarve, vdekje të përditshme dhe ngritja e karantinave dhe bllokim i qyteteve.

Një situatë të ngjashme, e ndoshta edhe më e frikshme ka qenë jo më larg se në Kosovë, pikërisht në vitin 1972.  48 vite më parë vendi ishte në panik.

26 qytetarë të Gjakovës vdiqën në vitin 1972, nga 35 sa vdiqën në tërë ish-Jugosllavinë.

Shkaktare për humbjen e jetës së tyre ishte sëmundja “variola vera”, apo siç njihej në popull “Lija”, një virus mjaft i rrezikshëm dhe vdekje prurës.

Ngjarja kishte bërë jehonë të madhe asokohe, jo vetëm në shtetin që sot nuk ekziston më, por edhe pothuajse në tërë Evropën, kjo për faktin se përhapja e virusit kishte një shpejtësi marramendëse.

Zelfije Zhubi ishte njëra prej të infektuarve me variola verën. Ajo ishte e shtrirë në repartin e Gjinekologjisë në Spitalin e Gjakovës, pasi sapo kishte lindur djalin e saj të parë, derisa në korridoret e spitalit dëgjonte fjalët për përhapjen e ‘variola verës’.

Zelfije Zhubi
Zelfije Zhubi

“Kam dalë nga gjinekologjia. Pas një jave qëndrim në shtëpi kam parë shenjat e variolës dhe kam kërkuar nga bashkëshorti të më dërgoj në ambulantë sepse shenjat ishin të sëmundjes. Atje më është verifikuar se jam prekur pikërisht nga ai virus”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Zelfije Zhubi.

Për dy ditë u organizuan të gjithë mjekët dhe infermierët që kishte Kosova, për ta vaksinuar popullsinë.

Zelfije Zhubi pasi ishte liruar nga spitali, u detyrua të kthehet pasi filluan ti shfaqeshin simptomat e variolës.

Agim Serhati ishte mjeku që u angazhua në luftën kundër variolës që nga dita e parë e deri në shërimin e pacientit të fundit.

I lindur më 11 shkurt 1947, në Gjakovë, ku kreu tetëvjeçaren dhe shkollën e mesme, Gjimnazin.

Në vitin 1966 regjistrohet në Fakultetin e Mjekësisë në Zagreb, Kroaci, ku diplomoi në vitin 1971.

Pas diplomimit, kthehet në vendlindje, ku punësohet si mjek i praktikës së përgjithshme në Spitalin e Gjakovës.

Edhe pse përvoja e tij nuk ishte e madhe  në fushën e mjekësisë, vullneti i tij për punë ishte i madh.

Ndonëse i rrethuar  me pacientë të infektuar, vendosi të mbyllej në karantinë.

Serhati, së bashku me dy specialistë të Beogradit, me infermiere vendore dhe të tjerë për çdo ditë prisnin të sëmurët e prekur nga ‘variola vera’.

“Pacientët kanë pasur dhembje të mëdha. Mbaj mend që në dhomën afër meje ka qenë një vajza 18 vjeçare duke u trajtuar nga virusi. Aq shumë dhembje të ëmdha kishte saqë unë edhe pse vet isha e sëmurë, tentoja t’i ndihmoja. Pas disa minutave që u ktheve në dhomën time zëri i saj pushoi. Ajo kishte ndërruar jetë. Vetëm kur pashë para dhomës sime një arkivol që kaloi. Arkivolin e izoluan aq shumë dhe më pas në varreza masive e dërguan”, deklaroi më tej Zelfije Zhubi.

Kosova u ngrit në faqet e para të mediave botërore, krahas supozimeve se kush e solli epideminë.

Versioni zyrtar është se disa hanxhinj kosovar kishin qenë në Lindjen e Mesme dhe e sollën nga atje.

“Pas kryerjes së riteve fetare, gjatë kthimit për në shtëpi, hanxhinjtë kaluan nga Iraku. Njëri nga ta kishte blerë disa suvenire në Irak, nga ky dyshohet se kishin marrë infektimin. Në Irak në atë kohë ekzistonte variola por në raste sporadike. Haxhia vet nuk kishte variolë, por familjarët e tij u infektuan”, tregon infektologu, Sinan  Rizvanolli.

Rastet e para që u paraqiten ishin të gjithë nga fshati Dejn i Komunës së Rahovecit.

Megjithëse nuk ishte marrë për bazë mendimi i Agim Serhatit, ai u vërtetua disa ditë më vonë.

Më 16 mars 1972 u konstatua se bëhej fjalë për virusin variola vera, e numri i të infektuarve rritej çdo ditë.

“Qytetin e Gjakovës e kapi panika. Njerëzit u mbyllën në shtëpitë e veta”, tregon Sinan  Rizvanolli.

Pas Kosovës, variola u përhap edhe më tutje në ish- Jugosllavi.

Përkundër gjendjes emergjente të krijuar, ekzistonin dyshime se si erdhi sëmundja në Kosovë.

“Ekspertët filluan të dyshonin se ishte e pamundur që një haxhi të infektojë disa persona e më pas kjo të shndërrohej në epidemi. Mjekët jugosllav filluan të dyshojnë se kemi të bëjmë me një sulm biologjik”, shprehet më tej Sinan  Rizvanolli.

Simptoma e këtij virusi ishin të rënda, dhimbje të tmerrshme, lëkurë të skuqur aq sa ndryshonin gjithë pamjen. Kështu karantina ishte e mbyllur tërësisht që pacientët të mos shihnin vetën në asnjë reflektim të mundshëm të dritareve.

“Nga sëmundja nuk kam pasur as flokë, as qerpikë, as vetulla e as flokë. Trupi ka qenë ngjyrë bojëkaftë. Në familje kam shkuar pas shumë muajsh sepse nuk kam mundur të shkojë më herët për shkak të shpërfytyrimit që më kishte bërë sëmundja”, thotë Zelfije Zhubi.

Pas tre javëve të shpalljes së epidemisë kanë ardhur mjekë tjerë nga Klinika Infektive në Prishtinë, si: Osman Imami, Muharrem Kutllovci, Kajmag Gazidede dhe të tjerë nga Shqipëria.

“Unë kam pasur formën më të vështirë të variolës. Mjekët nuk kishin çfarë të më bënin. Kur vinin për vizitë ishin të veshur si kosmonautë. Një ditë erdhe doktor Agimi me mjekë tjerë dhe kërkuan të bëjnë një provë të fundit duke më bërë transfuzionin e gjakut. Kam marrë shumë boca gjakë, por pas bocës së gjashtë kam filluar t’i hapë sytë. Pastaj kush ka marrë gjak nga unë s’ka pasur më vdekje”, rrëfen më tej Zelfije Zhubi.

Gjendja epidemike kaloi pas 3 muajve, por Agim Serhati qëndroi në spital për 6 muaj deri në trajtimin e pacientit të fundit.

Pas kësaj periudhe Në vitin 1978 Agim Serhati specializoi në Beograd, për internistikë.

Mbi 30 raste të dyshuara me coronavirus testohen në Kosovë, të gjitha rezultuan negative
Lexo po ashtu Mbi 30 raste të dyshuara me coronavirus testohen në Kosovë, të gjitha rezultuan negative

Pas specializimit u kthye në Gjakovë, ku filloi menjëherë shërbimin e tij në Spitalin e Gjakovës.

Megjithatë, aktiviteti i tij bëri që të jetë i përndjekur nga regjimi i atëhershëm.

Pamjet nga epidemia e vitit 1972 janë trishtuese, rrëqethëse, e për shumëkë edhe të paimagjinueshme që diçka e tillë të ketë ndodhur në vendin tonë. Sëmundja ishte më e rrezikshme se coronavirusi i tashëm kinez.

“Corona kalon, ndoshta te dikush edhe më një flamë, por unë për shkak të virusin nuk kam mundur të dal nga shtëpia tri vjet”, thotë ndër të tjera Zelfije Zhubi, i cila ishte e prekur nga variola./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori