Shemsi Ferizi i dënuar me burg të përjetshëm, për veprën “vrasje”, ka deklaruar se i është bërë padrejtësi nga burgu zviceran, dhe tani po vuan në burgun e Kosovës për veprën që sipas tij nuk e ka kryer.
Ferizi, nga komuna e Mitrovicës, fshatit Vernic, i dënuar me burg të përjetshëm ka deklaruar se i bëhet padrejtësi edhe nga shteti i tij, pasi ishte transferuar nga burgu i shtetit Zviceran, aty ku edhe është dënuar për veprën “vrasje”.
Rrëfimi i të burgosurit nga burgu i Dubravës në Kosovë, në emisionin ‘N’burg me Nitën’, ka treguar ditën kur ka ndodhur ngjarja, duke thënë se kishte shkuar për të paguar depon në një banesë, pasi ka dashtë të ndërronte banesën, dhe se kur ka shkuar atje ka gjetur njeriun e vdekur, më pas sipas tij kanë hyrë dy persona njërit ai i kishte plagosur.
Por i njëjti kishte thirrur policinë, ku sipas të dënuarit ai e ka telefonuar vetëm për të i lënë fajin.
“Kur kam shkuar atje ka qenë njeri i vdekur, më pas kanë hy dy të tjerë, njërit i kam rënë. Unë nuk e kam thirrur policinë, e ka thirrur ai që unë e kam gjuajtur, ai e ka thirrur vetëm për të mbuluar rastin duke më lënë mua në faj”, ka thënë i dënuari.
Policia zvicerane e kishin marrë në arrest për 24 orë, më pas i dënuari ka thënë se kishte ardhur një dëshmitarë i cili sipas tij ka dhënë dëshmi të rrejshme dhe pas kësaj dëshmie është dënuar me burg të përjetshëm.
“Kur erdhën Policia më morën në arrest, për 24 orë, nesër erdhi një dëshmitarë i cili ka dhënë dëshmi të rrejshme dhe unë jam dënuar” ka deklaruar i dënuari për RTV Dukagjinin.
Ai po ashtu, ka deklaruar se ka pritur në vendngjarje policinë, duke theksuar se do të kishte drejtësi.
“Unë e kam pritur policinë në vend ngjarje, unë e kam prit se kam mëndu që ka drejtësi këtu”, ka thënë ai.
I pyetur se nëse ka pasur ndonjë mundësi me tregu pafajësinë tij, ai ka thënë se “sistemi i drejtësisë ne Zvicër është i poshtër”.
E për këtë ai kishte arsye, duke deklaruar se nuk iu është lejuar të mbante një avokat personal, por vetëm atë që ata ia kishin caktuar.
“Kam dashur ta ndërrojë avokatin, nuk më kanë lënë, për të paguar avokat personal”, ka thënë i dënuari.
Po ashtu, ai ka thënë se tre vite nuk e kanë lënë të flas me familje, dhe se sipas tij iu është mohuar e drejta.
“Tre vite nuk më lanë të flas me familje, nuk kanë dashtë të bëjë avokat timin vetëm atë që ata paguajnë, me është mohuar e drejta”, ka deklaruar ai.
Nga kjo arsyeje ai ka deklaruar se kishte ikur nga burgu i zviceran, në vitin 2003.
“Ika nga burgu hetimor i Zvicrës, ka qenë një shtëpi private afër me burg kam hapur gropën edhe kam dal që aty”, ka thënë ai.
Ai kishte qëndruar në arrati në Zvicër, një muaj e diçka, më pas në Itali ka shkuar pa dokumente dhe e kanë dërguar në polici, sepse ishte me disa të tjerë që iu kishin gjetur drogë, më pas ata ia kishin lënë fajin se ai u ka sjellë drogë prej Zvicrës, kështu duke qëndruar për katër vite burg në Itali.
“Unë gjuhën italiane nuk e kam ditur, kam qëndruar në Itali, për katër vite burg më pas më kanë kthyer në Zvicër”, ka deklaruar i dënuari për RTV Dukagjinin.
Ndërkaq ai ka thënë se mendonte që kësaj radhe do të gjente drejtësi në Zvicër se nuk do ishte kthyer, duke deklaruar se do të ikte edhe nga burgu italian.
“Me mendje që po gjejë drejtësi në Zvicër, se unë do të kisha ikur edhe nga burgu i Italisë. Mendova që do të ketë drejtësi një herë në jetë, por nuk janë marrë me këtë punë”, ka deklaruar ai.
Sipa tij, këtu në Kosovë nuk iu është dhënë asnjë shans, dhe se gjendja e tij emocionale është shumë e rëndë, duke thënë se e kapin të dridhura natën e nuk mund të flejë.
“Nuk më kanë dhënë asnjë shans, kam punuar në Zvicër 18 vite, kam ardhur këtu krejt mi kanë humbë më kanë lënë në zero. Gjendja ime emocionale janë duke më lënë mëndët, nuk kam çka të bëjë, gjithë natën nuk flejë, kur flejë më kapin te dridhura”, ka thënë ai.
Ai u ka bërë apel të gjithë mërgimtarëve që janë të dënuar me burg jashtë Kosovës, të qëndrojnë atje të mos vinë në Kosovë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vrau tri gra brenda pak orësh në Tiranë, Dan Hutra dëshmon në SPAK: Kam informacione për disa ngjarje kriminale
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore
MPB jep detaje për aksidentin në Radovish
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City