Një anëtar i lëvizjes së talebanëve, pretendon se janë shumë më të mirë sesa qeveria e kaluar.
“Kemi ndryshuar, kemi ndryshuar shumë”, ka thënë për Sky News njëri prej tyre, transmeton Telegrafi.
“Falë zotit, sjellja jonë tani është shumë e mirë… jemi të ndershëm, eprorët tonë janë të mirë dhe sjelljet e tyre janë përmirësuar dukshëm. Jemi më të mirë sesa qeveria e kaluar. Kabuli tani është i sigurt. Siguria ka shumë rëndësi”, ka theksuar një luftëtar taliban.
Hafez Sultan Ahmed duket shumë i ri. I ri edhe është edhe pse duket sikur të ishte në të 30-at. Por ai thotë se ka luftuar kundër “mos-besimtarëve” në 14 vitet e fundit.
“Mosbesimtarët” janë trupat perëndimore që sulmuan vendin tonë dy dekada më parë – amerikanët, britanikët dhe grupet e tjera që iu bashkuan aleancës kundër talebanëve, që udhëhiqnin me Afganistanin deri më 2001.
“Kur fillova të luftoj, nuk kisha as mjekër”, ka shtuar ai me një dozë ironie.
Këta njerëz që mblidhen rreth ekipeve të gazetarëve për t’i vëzhguar nga afër, thonë se janë krenar me betejat e shumta nëpër të cilat morën pjesë ku kryen shumë vrasje për dy dekada.
Kjo njësi ka qenë e stacionuar në Fariab në veri të vendit dhe ka luftuar fillimisht kundër ushtarëve norvegjezë, më pas kundër atyre amerikanë. Madje Hafez nuk heziton të tregon se ka kryer shumë vrasje.
“Ka qenë luftë. Kështu që nuk e di sa njerëz kam vrarë. Një herë ra një bombë e cila nuk shpërtheu, kështu nga ajo i bëmë pesë mina me të cilat i shpërthyem pesë vetura të tyre të blinduara”, kujton ai.
Ai krenohet që ka vrarë “armiqtë” e tij me të njëjtën bombë, që ishte dedikuar për të dhe kolegët e tij luftëtarë. Gazetari i Sky News që e pyeti se si ndihej gjatë vrasjeve, ai filloi të qesh.
“Ka qenë lufta e shenjtë për xhihad dhe islam dhe nuk pendohem për këtë. Gëzimi im më i madh është momenti kur xhihadistët luftonin kundër mos-besimtarëve”, ka shtuar Hafez.
I rrethuar nga bashkëluftëtarët, ai vërtetë beson se ka ndryshuar situata e sigurisë në vend dhe kryeqytetin afgan – Kabul.
“Shikoni rrugës, tani janë të sigurta. Më herët nuk keni mundur të vozitni veturën nëpër rrugët e Kabulit që ishin të kapluar nga krimi. Tani të gjithë mund ta bëjnë. Jemi më të mirë sesa qeveria e kaluar. Tani Afganistani është vendi më i sigurtë në botë”, ka shtuar ai.
“Sigurisht se nuk të besoni se këto janë lëvdatat e tyre”, shkruan Sky News, duke rikujtuar sulmin kamikaz i ISIS-it në fund të muajit të kaluar ku si pasojë humbën jetën afro 100 civilë, përfshirë 13 pjesëtarë të ushtrisë amerikane.
Megjithatë, ekipi i Sky News ka arritur të futet në Afganistan dhe kryeqytetin e këtij vendi, duke arritur madje të sigurojë edhe akreditimin nga qeveria.
Ekzistojnë shumë punkte të talebanëvë të armatosur deri në dhëmbë, nëpër të cilat u janë kontrolluar dokumentacionet gazetarëve të Sky News, madje shpesh u thoshin “mirësevini”.
Ata tentonin të silleshin mirë me gazetarë të huaj kudo që hasnin në ta, duke tentuar t’ia ndryshojnë imazhin regjimit të tyre.
“Disa njerëz janë të ashpër dhe nuk dinë të sillen, por liderët tonë do të trajtojnë këtë çështje dhe nuk do të përsëritet”, thoshin ata para gazetarëve britanikë.
Liderët talebanët e dinë se duhet ta dëshmojnë se kanë përparuar, por disa e kanë më të vështirë se tjerët. Vendi në masë të madhe mbështetet në ndihmat nga jashtë – e tani gjithçka kjo varet nga ndryshimi i pushtetit, shkruan Sky News.
Rënia e qeverisë së mëparshme, qeveria e re me 33 ministra talebanë, luftimi i demonstratave dhe mediave, ka brengosur në masë të madhe shumë donatorët e jashtëm.
Talebanët e kanë kuptuar se kanë nevojë për njohje ndërkombëtare për të funksionuar dhe pasur një të ardhme të ndritur. Por beteja e tyre më e madhe deri më tani është ta bindin botën se kanë ndryshuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Truedau jep dorëheqje, Carney betohet si kryeministër i Kanadasë

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës