Më shumë se asnjëherë tjetër, reperi nga Tetova, S4MM, gjatë këtij viti ‘goditi’ skenën muzikore shqiptare me këngë të reja.
Fillimisht, ai solli këngën e parë më 28 janar të titulluar “Janari”, e cila u finalizua me klip e me një realizim mjaft të veçantë pikërisht për stinën e ftohtë.
Një muaj më vonë, Samir Selimi (emri i vërtetë i S4MM), lansoi duetin me këngëtaren Ona, projekti i të cilëve mban titullin “Për veti” që njëherësh u mirëprit edhe nga publiku, pavarësisht se kjo ishte një artiste e re në tregun tonë.
E një tjetër këngë që u shndërrua në hit menjëherë ka qenë “Mamacita”, të cilën reperi e solli në muajin maj, ndërsa vazhdoi punën për albumin e ri.
https://www.instagram.com/p/B6f6vUTnVtI/
Kur jemi te ky i fundit, 25-vjeçari nisi publikimin e këngëve të albumit në qershor dhe për çdo ditë lansoi nga një projekt pasi edhe titulli i tij ishte “Week of the Legend” apo në shqip “Java e Legjendës”.
“Mirë se vjen”, “Dek i ri”, “Mos um fol”, “E preferume”, “Vizion”, “Gunshots ft Illmill”, “The Best”, janë shtatë projektet që përfshihën në albumin e tij të parë, ku i solli të kompletuara edhe nga ana vizuale.
Pas gjithë bujës e ‘diss-ave’ me këto këngë, artisti i hitit “Medelina” pauzoi për një kohë, gjë që e bëri të distancohet edhe nga rrjetet sociale.
Për të rrëfyer vitin 2019 dhe shumëçka që u komentua rreth jetës së tij, S4MM vjen në një intervistë për Telegrafin, ku tregon më shumë rreth këngëve, jetës private e po ashtu edhe për mungesën e tij.
I njëjti flet edhe për vajzën që ia rrëmbeu zemrën si dhe për planet rreth vitit 2020.
https://www.instagram.com/p/By3ItN-nPn3/
Në vitin që po e lëmë pas ju sollët albumin e ri “Week of the Legend” ku përfshihen gjithsej shtatë këngë, si u prit nga publiku?
Albumi përndryshe EP “Week of the Legend” u prit shumë mirë nga përkrahësit e mi, ku ka arritur gjithsej 9.2 milionë klikime për vetëm gjashtë muaj.
Ndërkaq, një kohë nuk keni qenë aktiv në rrjetet sociale, pasi deklaruat se nuk ishit i motivuar, na tregoni pak më shumë për këtë pjesë?
Po, gjatë asaj kohe nuk kam qenë aktiv në rrjetet sociale për shkak të disa gjërave personale që nuk dua t’i bëj publike.
Jeni që disa vite në skenë, por çfarë nuk di publiku për S4MM?
Për të tjerët nuk e di, por besoj që ndjekësit e mi të vërtetë dinë gjithçka për Sammin si për këngë e po ashtu edhe për të tjerat gjëra që më rrethojnë.
https://www.instagram.com/p/Bz8z3iin4hl/
Muaj më parë në rrjetet sociale po ashtu qarkulloi një fotografi e juaja përkrah një vajze, me të cilën u aludua se jeni fejuar. Si qëndron e vërteta?
“Po, jam fejuar, janë të vërteta ato që keni parë në rrjetet sociale. Jam i lumtur, jam fejuar më 6 gusht. Fejesën e bëmë familjarisht. E kam njohur shumë moti. Kemi qenë në një lidhje të gjatë. Por, unë nuk e mbaj mend sa, ajo e di.
Me kë nga estrada do bashkëpunoje dhe kush është artisi që nuk do bashkëpunoje asnjëherë me të?
Për bashkëpunim në të ardhmen do kisha dëshirë të bashkëpunoj me ndonjë artist ‘tallava’, kurse për anën tjetër me Eminemin nuk do të bashkëpunoja asnjëherë.
Çfarë presim në të ardhmen nga S4MM, cilat janë planet e juaja?
Shihemi në vitin 2020, ‘Stay tuned’.
Ju falënderoj për kohën. Cili është mesazhi i juaj për të gjithë lexuesit e Telegrafit?
Për të gjithë lexuesit, mos pini drogë, por bëni palestër (shaka). Mos i lejoni të tjerët t’jua prishin ëndrrat. Ndiqni ëndrrat deri në fund… Dhe për të gjithë përkrahësit e mi faleminderit që më rrini në çdo minutë duke më përkrahur.
https://www.instagram.com/p/B3m7wwlntOx/
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen
“Më thirri babai i saj” - Driloni thotë se një vajzë e humbi punën për shkak se e ndoqi 24/7 në Big Brother
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Olsa Muhameti flet për Gjestin në BBVA: Po bën të njëjtën lojë si në Big Brother të Kosovës, ia nxorëm më të mirën
Sinead O'Connor u la fëmijëve të saj 1.6 milionë euro në testament
Zhaklin Lekatari: Gjesti është fenomen dhe personazhi më i përfolur i këtij Big Brother
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës