LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi që “ndezi” internetin: Gazetarja tregon se si ra në dashuri me Martin Shkrelin, ndërsa mbulonte arrestimin e tij

Rrëfimi që “ndezi” internetin: Gazetarja tregon se si ra në dashuri me Martin Shkrelin, ndërsa mbulonte arrestimin e tij

Interneti u “ndez” të dielën në mbrëmje nga një intervistë virale në të cilën një ish reportere e Bloomberg News përshkroi se si ajo humbi “jetën e saj të përsosur në Brooklyn” duke rënë në dashuri me Martin Shkrelin, një njeri që u bë i famshëm para se të dënohej me shtatë vjet burg për mashtrim.

Nën titullin “The Journalist and the Pharma Bro” – Stephanie Clifford përshkroi se si “gjatë nëntë muajve, duke filluar në korrik të vitit 2018”, Christie Smythe – e cila rrëfeu historinë e arrestimit të Shkrelit në dhjetor të vitit 2015 – “la punën, u largua nga banesa [e saj] dhe u divorcua nga burri i saj”.


“Çfarë mund të ndikonte që Smythe e arsyeshme të kthejë jetën e saj përmbys?” – pyeti Clifford. “Ajo ra në dashuri me një të pandehur, çështjen e të cilit jo vetëm që e mbuloi, por dha lajmin e arrestimit të tij”.

“Ishte diçka që ndezi internetin, sepse interesi i saj i dashurisë, tani partneri i jetës, nuk është vetëm ndonjë i pandehur, por Martin Shkreli: i ashtuquajturi ‘Pharma Bro’ dhe provokatori në internet, i cili rriti çmimin e një ilaçi shpëtues për 5,000% brenda natës dhe u gjend në titujt kryesorë për blerjen e një albumi të vetëm Wu-Tang Clan për një çmim të raportuar prej 2 milionë dollarëve”.

Ndryshe, Shkreli, tani 37 vjeç, u dënua për dy akuza të mashtrimit të letrave me vlerë dhe një për komplot në gusht të vitit 2017 dhe u dënua në mars të vitit pasues.

Në prill të vitit 2019, ai u zhvendos nga një burg i sigurisë së ulët në New Jersey pasi Wall Street Journal raportoi se ai ishte ende duke drejtuar kompaninë e tij të vjetër, përmes një telefoni celular kontrabandë.

Ai tani është në një strukturë federale në Allenwood, Pennsylvania.

Siç ka thënë për Elle, Smythe është divorcuar dhe është larguar nga Bloomberg dhe tani jeton në një “apartament të ndritshëm në bodrum në Harlem”.

Ajo përshkruan se si marrëdhënia e saj me Shkrelin u zhvillua deri në pikën kur ata ndanë një puthje të parë në dhomën e vizitorëve të burgut.

“Unë i thashë Martinit se e doja”, ka thënë Smythe. “Dhe ai më tha se më donte gjithashtu”.

“Ata nuk mund të shkonin përtej një përqafimi dhe puthjeje të dëlirë, sipas rregullave të burgut, dhe kurrë nuk kanë fjetur së bashku, por marrëdhënia u shtua përmes vizitave të vazhdueshme, telefonatave dhe postave elektronike”.

Smythe dhe Shkreli diskutuan “emrat e fëmijëve,…”, raportoi Clifford, duke shtuar se Smythe tani i referohet Shkrelit si “partneri i saj i jetës” dhe mbështeti kërkesën e tij të pasuksesshme për lirimin për shkak të pandemisë së coronavirusit, në të cilën ai tha se do të jetonte me një të fejuar pa emër në Manhattan dhe të punojë për të gjetur një kurë për COVID-19.

Duke përshkruar reagimin e saj ndaj arrestimit të Shkrelit në vitin 2015, ngjarja e cila i dha asaj një “mundësi të madhe” dhe nisi sagën e saj personale, Smythe tha: “Unë kisha ndjenjën se do të ishte një zbavitje masive”.

Lidhur me pretendimet e saj kishte edhe reagime.

Dhe lidhur me reagimet, në cicërimat e veta në Twitter, Smythe ka thënë: “E kuptoj që është e vështirë për shumë njerëz të pranojnë që 1. Martin nuk është psikopat dhe 2. një grua mund të zgjedhë të bëjë diçka me jetën e saj (e cila nuk ndikon te ju) që ju në asnjë mënyrë nuk e aprovoni. Por kjo është në rregull”.

Ajo gjithashtu shkruajti se “dalja në publik është një lehtësim i madh, pa marrë parasysh se çfarë mendojnë njerëzit. Ju nuk keni ide se sa e vështirë është të mbash të mbyllur këtë lloj historie. Kaq e çrregullt dhe e ndërlikuar. Më vjen mirë që u tha mirë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori