LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i padëgjuar nga Edin Dzeko: Nëna ime më shpëtoi jetën nga bombat – nuk kisha fëmijëri të zakontë

Rrëfimi i padëgjuar nga Edin Dzeko: Nëna ime më shpëtoi jetën nga bombat – nuk kisha fëmijëri të zakontë

Edin Dzeko ka rrëfyer vetëm një pjesë nga fëmijëria e tij që e kishte kaluar kur situata në Bosnje ishte e tensionuar.

Tashmë është e ditur se boshnjakët kanë kaluar nëpër një histori të dhimbshme, pasi Serbia kishte tentuar t’i zhdukte si popull.

Gjatë luftës së zhvilluar në Bosnje, Edin Dzeko ishte fëmijë dhe kishte arritur fatmirësisht t’i shpëtonte një bombe, mirëpo jo edhe shokët e tij.


Foto: Il Romanista

Sulmuesi që luan aktualisht te Roma ka rrëfyer se si nëna e tij i kishte shpëtuar jetën, duke mos e lënë të shkonte me shokë të luante futboll.

“Nëna ime më shpëtoi jetën kur isha fëmijë”, kështu e ka filluar rrëfimin e tij Dzeko për jetën e vështirë që e kishte kur ishte i vogël.

Foto: Il Romanista

“Ajo nuk më lejoi të shkoja të luaja futboll me shokët në Bosnje. Disa minuta më vonë, një bombë kishte shpërthyer dhe vrau shokët e mi”.

“Nuk kisha një fëmijëri të mirë, për shkak të luftës së zhvilluar në vendin tim, mirëpo kjo më bëri më të fort, më bëri ky që jam sot”, ka shtuar më tej ylli i Giallorossëve.

Foto: Il Romanista

Dzeko është njëri ndër sulmuesit më të mirë në botë dhe historia e tij e një fëmije të rritur në rrethana të vështira, e kanë mësuar atë që asnjëherë të mos heq dorë nga jeta. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Serie A
Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Ndërkombëtare
Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

La Liga
Barcelona i vendos çmim Frenkie de Jongut

Barcelona i vendos çmim Frenkie de Jongut

La Liga
Ylli i Liverpoolit ‘refuzon’ të rinovojë kontratën  – dy klube angleze e duan atë

Ylli i Liverpoolit ‘refuzon’ të rinovojë kontratën – dy klube angleze e duan atë

Premier League
Arsenali po synon transferimin sensacional të yllit të Liverpoolit në verë

Arsenali po synon transferimin sensacional të yllit të Liverpoolit në verë

Premier League
Kalo në kategori