Është publikuar për herë të parë deklarata e Kim Kardashian dhënë policisë, lidhur me ngjarjen dramatike në Paris, ku iu grabiten rreth stoli në vlera milionëshe.
Raporti i publikuar në Le Journal du Dimanche, i bukuroshe 36-vjeçare përshkruan se si grabitësit e maskuar e kapën dhe nxorën në korridor.
Më poshtë është deklarata e plotë, e transmetuar nga KosovaPress.
Unë kam ardhur në Paris me avion për javën e modës. U ktheva rreth orës 12:00 të mesnatës për të shkuar në shtrat.
Unë isha duke marrë pjesë në një darkë të modës. U ktheva me Simone Harouche dhe me motrën time Kourtney. Të gjithë miqtë u ngjitën në dhomën time, të cilët u larguan rreth orës 1:00 pas mesnate.
Do të doja ta bëja të qartë se Simone nuk kishte ardhur me ne dhe se ajo ishte duke fjetur kur u ktheva. Asistenti im Stephanie dhe motra ime Kourtney shkuan për të ndërruar rrobat. Pastaj, unë shkova në kompjuterin tim lart dhe kam punuar.
Kam dëgjuar zhurmë nga dera, dhe pyeta se kush ishte aty, por askush nuk u përgjigj. Në orën 2:56 pas mesnate kam thirrur truprojën tim. I pashë nga dera dy njerëz që po vinin bashkë me një tjetër të cilin e kishin lidhur. Të dy burrat ishin të maskuar dhe kishin një xhaketë me mbishkrimin ‘Police’. Individi i dytë kishte të njëjtat rroba, por nuk e mbante syze.
Individi me syze më grabiti telefonin Blackberry. Ai me syze ishte 1.70 metra i lartë, i hollë, me pantallona të zeza dhe çizme të zeza. Ai foli me mua në frëngjisht. Ai ishte një evropian.
Individi i dytë ishte po ashtu evropian dhe shtatlartë, i cili qëndroi me agjentin e sigurisë. Ai ishte rreth 1.80 metra i lartë dhe ishte i veshur në të njëjtën mënyrë.
Ai me syze qëndroi me mua dhe më pyeti me një theks të fortë francez se ku ishte unaza ime. Ajo ishte e vendosur në një tavolinë afër dhe kushton katër milion dollarë.
Unë iu përgjigja duke i thënë se nuk e di, derisa ai mori një armë dhe nën kërcënim e saj më tha t’i tregoj se ku është unaza. Ai vuri armën drejt meje. Mori unazën dhe mbante dorëza. Më pyeti se ku gjendeshin sendet dhe paratë tjera.
Ata më kapën dhe më çuan në korridor. Unë kam qenë e veshur me një robdeshambër. Pastaj shkuam në dhomë përsëri dhe ata më shtynë në krevat. Ata më lidhën me kabllo dhe shirita plastikë në duar, këmbë dhe më mbyllën gojën me shirit.
Pastaj më dërguan në banjë, më konkretisht në vaskë time. Kam harruar të them se kur më shtynë në krevat, ata u drejtuan drejt kuletës time dhe pastruan çdo gjë që kishte në të.
Kutia ime me stoli Vuitton, ishte afër çantës sime. Në kutinë time të stolive kanë qenë dy rrathë nga Cartier, të gjithë me diamante, një gjerdan me Jakobin i gjithi në ari dhe diamant, një palë vathë diamanti me Lauren Schwartz dhe të tjerët ishin nga Janina.
Kanë qenë po ashtu tre qafore nga Jakobi të gjitha në ar, rrathë të vegjël, bizhuteri e unaza. Gjithashtu kisha një diamant në formë kryqi, nga Jakobini. Një orë nga Rolex e gjitha në ari si dhe dy unaza ari të verdhë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Gjesti zgjedh për t’i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë