LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i gjatë i Besar Halimit: Nga Kosova pritni diçka të madhe, që nga mosha 12-vjeçare e kam vërejtur talentin e Emre Canit

Rrëfimi i gjatë i Besar Halimit: Nga Kosova pritni diçka të madhe, që nga mosha 12-vjeçare e kam vërejtur talentin e Emre Canit

Besar Halimi është njëri nga talentet më të mëdhenj që ka Përfaqësuesja e Kosovës.

Gjilanasi fillimisht nuk u ftua për disa ndeshje në Përfaqësuese, por ndërkohë filloi të luante rregullisht te Brondby në Danimarkë.

Shkëlqimi në futbollin danez bëri që Halimi të ftohej edhe në Përfaqësuesen e Kosovës ku tregoi se meritonte edhe më herët ftesën.


Ai pasi luajti ndeshjet e fundit kualifikuese, ishte titullar në miqësoren e nëntorit ku shënoi golin vendimtar përballë Letonisë në fitoren 4-3.

Në një intervistë për Goal.com versionin gjermanisht, Halimi flet për karrierën e tij, Përfaqësuesen e Kosovës, mikun e tij të ngushtë Emre Can dhe të ardhmen.

“Trajneri Alexander Zorniger ishte një nga arsyet kryesore për të ardhur unë tek Brondby. Brondby më ka dhënë mundësinë për të luftuar për titull të kampionit”, u shpreh Halimi.

Besar Halimi dhe trajneri gjerman i Brondbyt, Alexander Zorniger

Gjilanasi për herë të parë në karrierën e tij luajti jashtë Gjermanisë dhe është befasuar me pritjen që iu është bërë në Danimarkë.

“Nuk jam i befasuar me lojën time pasi e di se çfarë mund të bëj në ndeshje dhe besoj në lojën time”.

“Brondby është stacioni i parë për mua jashtë Gjermanisë, kësisoj që mu desh të adaptohem në fillim. Njerëzit në Danimarkë më kanë bërë më të lehtë këtë zgjedhje, pasi kuptova që kam ardhur te një klub i madh me struktura të mira”, vazhdoi tutje mesfushori ofensivë.

Festa e Halimit pas fitores në derbi ndaj Copenhagen

Halimi flet edhe për tifozët e Brondbyt që njihen si më të mirët dhe më të zhurmshmit në Danimarkë.

“Tifozët tanë janë të mrekullueshëm, nëse luajmë në shtëpi ose jashtë nuk ka rëndësi, ata gjithmonë janë afër nesh”.

“Në një takim fituam pas një kohe të gjatë në derbi ndaj Copenhagen si mysafirë dhe u rikthyem në stadiumin tonë duke festuar me 3000 tifozë që kishin ardhur për të na pritur. Ishte përvojë fantastike”.

23-vjeçari shpreson që në fund ta festojë titullin e kampionit me Brondbyn.

23-vjeçari gjatë një stërvitje me Brondbyn

Halimi ka folur edhe për Përfaqësuesen e Kosovës, por edhe për rininë e tij kur luante për grupmoshat e Gjermanisë.

“Kam lindur në Gjermani dhe ndjehem gjerman dhe kosovar. Ishte një nder i madh për mua ta vesh fanellën e Gjermanisë në rininë time”.

“Ndeshja ime e parë me Kosovën ishte ndaj Eintracht Frankfurtit. Fillimisht doja vetëm ta shihja ekipin dhe atmosferën aty, por pas ndeshjes së parë vendosa se dua të luaj vetëm për Kosovën”, thotë Halimi.

Halimi gjatë ndeshjes Kosovë – Kroaci

Besari është i bindur se diçka e madhe do të vijë nga Përfaqësuesja e tij në të ardhmen dhe ai dëshiron të kontribuojë për këtë.

“Jam i bindur që nga Përfaqësuesja e Kosovës do të vijë diçka e madhe dhe natyrisht që unë dua të kontribuojë për këtë”.

“Ne jemi vetëm në fillim dhe duhet të rritemi ngadalë si në aspektin e lojtarëve apo edhe strukturave. Ngadalë gjithçka po vije në vend”.

Halimi flet edhe për tifozët e Kosovës se si përjetuan barazimin e parë të Kosovës ndaj Finlandës.

“Njerëzit në Kosovë janë të çmendur pas futbollit. Për fat të keq ata kurrë nuk kanë mundur ta përjetojnë vendin e tyre në një turne madhor. Fakti që brezi ynë është i pari që marrim pjesë në gara na bënë shumë krenar por edhe na vë në presion”.

Festa e Besar Halimit pas golit të fitores kundër Letonisë 4-3

Por fitorja ndaj Letonisë në ndeshje miqësore 4-3, bëri që futbollistët të çmenden nga gëzimi.

“Ishte ndjenjë e papërshkrueshme për ne. Fituam një ndeshje miqësore por festuam sikur ta fitonim Kupën e Botës(qesh). Tifozët na përkrahën shumë edhe pse ishte një mot i ftoftë. Ishte festë e madhe pasi luanim edhe ndeshjen e parë në shtëpi pas pranimit”.

“Shënova gol në minutën e fundit, para familjes dhe miqve të mijë. Ishte ndjenjë e jashtëzakonshme”, tha Halimi.

Në fund gjilanasi flet edhe për shokun e tij të ngushtë, Emre Can që aktualisht luan për Liverpoolin.

Besar Halimi dhe Emre Can

Halimi e kishte vërejtur që nga fëmijëria se Can do të bëhej një futbollist i madh sa ishin pjesë e Eintracht Frankfurtit.

“Se Emre kishte potencial të bëhej një futbollist i madh këtë e kam vënë re që nga mosha 12 vjeçare. Ai është një mik shumë i mirë i imi dhe përpiqemi që të kalojmë sa më shumë kohë së bashku”.

“Edhe në moshë të re Emre ishte fizikisht shumë i fortë dhe kishte një teknikë jashtëzakonisht të mirë”, thotë Halimi që shton se Can në një ndeshje të vetme kishte shënuar 10 gola.

“Ai tregonte në çdo ndeshje se ishte më i miri. Më kujtohet në një ndeshje kur fituam ai shënoi 10 gola. Në fund të kampionatit ai ishte golashënuesi kryesor me 30 gola epërsi më shumë se vendi i dytë. Kjo ishte e mahnitshme, Can ka talent të madh”, tha Halimi.

23-vjeçari në fund iu përgjigj edhe pyetjes nëse Can do të mbetet në Liverpool.

“Kjo pyetje është për Emren (qesh). Kur takohemi zakonisht nuk flasim shumë për futboll. Gjithsesi shpresoj që të jetë në rrugë të mirë në të ardhmen e tij. Pa marrë parasysh se çfarë do të zgjedh në të ardhmen, jam i sigurt se do të ketë një karrierë të ndritur”, deklaroi Besari.

Halimi është i huazuar te Brondby nga skuadra gjermane Mainz ku ka edhe një vit kontratë me klubin bardh e kuq.

Ai thotë se nuk e di të ardhmen e tij, por ëndërron të luaj në kampionatin gjerman Bundesliga.

“Aktualisht jam i fokusuar në Brondby pasi synimi ynë është të bëhemi kampion të Danimarkës”.

“Sa i përket të ardhmes nuk di çfarë të them se ku do të shkoj. Ajo që mund të them është se ëndërroj të luaj në Bundesliga dhe shpresoj që kjo ëndërr të bëhet realitet”, përfundoi Halimi.

Në 29 ndeshje me Brondbyn këtë edicion, Besari ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar pesë asistime. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Hendboll
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Premier League
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Kosovë
Celta Vigo bën përmbysje të madhe për të fituar një pikë ndaj Barcelonës

Celta Vigo bën përmbysje të madhe për të fituar një pikë ndaj Barcelonës

La Liga
Vedat Muriqi ndëshkohet me karton të kuq për gjest të pahijshëm në fitoren e Mallorcas

Vedat Muriqi ndëshkohet me karton të kuq për gjest të pahijshëm në fitoren e Mallorcas

La Liga
Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës

Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës

La Liga
Kalo në kategori