Fotografitë e bëra nga gazetari anglez Vaughan Smith ishin shkrepjet e para domethënëse të një lufte të re në Kosovë.
Ato shfaqnin shkatërrimin sistematik derisa disa njerëz hidhnin shishe me benzinë për t’iu vënë flakën shtëpive.
Kjo ishte dëshmia e parë se serbët kishin filluar një kampanjë të madhe kundër Kosovës.
Përgjatë muajve të luftës, asnjë kameraman nuk arriti t’iu afrohet mjeteve motorike luftarake të serbëve teksa shkatërronin shtëpitë, por këtë e bëri gazetari anglez Vaughan Smith.
Ai në emisionin “PasDite” me Donika Hysenin në RTV Dukagjini ka rrëfyer disa nga ngjarjet që më pas ndryshuan historinë e Kosovës.
Smith thotë se rreth 140 gazetarë vendorë dhe të huaj kanë humbur jetën në Kosovë.
“Çmimi që kanë paguar gazetarët për raportimin e asaj që po ndodhte ishte i shtrenjtë. Unë për pak sa jam vrarë në Prekaz, kur plumbi kishte hasur në telefonin tim mobil. Ai telefon ma kishte shpëtuar jetën. Unë jam falënderues për gazetarët që kanë raportuar”, tregon ai, përcjell Telegrafi.
Reporteri anglez tregon se pasi kishte shërbyer në ushtrinë britanike, ai kishte filluar punën si fotoreporter i lirë dhe fotografitë dhe videot që bënin u shisnin agjencive të njohura.
“Ky profesion sot është i zakonshëm, por atë kohë nuk ishte e njëjta gjë”.
Smith thotë se ndër videot e para që ai kishte bërë në Likoshan dhe Prekaz ishin pamjet kur buldozerët serb po rrënonin shtëpitë e shqiptarëve.
Ai thotë se të njëjtit ishin përdoruar edhe në Srebrenicë.
“Pas Likoshanit kuptuam se forcat serbe po zhvillonin një aksion më të madh. Shkuam në mal dhe pamë se dilte tym nga Prekazi. Pamë buldozerët që po rrëzonin shtëpitë në Prekaz… Sapo na panë forcat serbe, ato gjuajtën në drejtim tonin. Ne u shtrimë në tokë dhe ikëm disi deri te vetura. Kur e nxora telefonin ai nuk po bënte. E pashë që kishte një plumb dhe kështu unë kisha shpëtuar”.
Ai thotë se ishte frikë të jesh gazetarë në një zonë të tillë por thotë se eksperienca të tilla kishte përjetuar edhe në Bosnje.
“Ishte shumë me rëndësi që komuniteti ndërkombëtarë të dinte çfarë po ndodhte. Unë nuk kisha qëllime politike”.
Gazetari thotë se kishte shumë momente të vështira por ndër më të rëndat që i ka mbetur në mendje ishte masakra në Obri.
“Në Obri pashë trupat e të vrarëve. Shumica nga ta ishin gra dhe fëmijë”.
Smith thotë se UÇK-ja në atë kohë dukej e dyshimtë pasi pjesëtarët e saj bartnin maska dhe njerëzit që ishin prapa atyre maskave mund të ishin kriminelë.
Ai thotë se personin e parë pa maskë që e kishte intervistuar si gazetarë i huaj e mbante nofkën “dhjetë”.
“Kur shkova për ta intervistuar ai hoqi maskën dhe më tha “jam lodhur më me maska”. Prapa maskës fshihej një fytyrë që mbante mustaqe”.
Gazetari britanik rrëfen se shpesh gjatë punës së tij në terren serbit i ndalonin dhe u futnin bombat në gjep.
“Serbët na fusnin bombat në gjep dhe na thoshin “a tu heqim siguresën?”. Sigurisht që po bënin shaka me ne, por ishte një presion jashtëzakonisht i madh”.
Smith është i martuar me një grua shqiptare dhe ai rrëfen si e njohu atë.
“Pranvera erdhi në Hotelin Grand dhe më tha që kishte një storje për UÇK-në dhe se mund të më ofronte qasje në UÇK. Ishte shumë atraktive dhe mjaft e dashur…Më dërgoi te UÇK-ja dhe kështu filloi …”, tregoi ndër të tjera Vaughan Smith./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë