Melania Trump hyri në botën e modës tri dekada para se të bëhej Zonja e Parë. Fotoalbumin e parë ajo e bëri në vendlindje në Slloveni.

Por, si filloi ajo të merret me këtë profesion? Trump u zbulua së pari nga fotografi slloven Stane Jerko, ndërsa po qëndronte ulur duke pritur shoqet e saj derisa të përfundonin një shfaqje mode.


mel1

“Ishte janari i vitit 1987 dhe u nisa për në shtëpi pak para se të përfundonte shfaqja e modës”, ka thënë Jerko për Today, transmeton BW.

“Në shkallët e vendit ku po mbahej shfaqja, pashë një vajzë që menjëherë ma kapi syri. Ishte e gjatë, e hollë dhe tërheqëse me flokë të gjatë dhe sy të veçantë”, ka thënë ai më tej.

Kjo vajzë ishte Melania Knauss. Fotografi e ftoi atë në studion e tij për të provuar disa fotografi.

stane

Për seancën e tyre të parë fotografike, Knauss asokohe si 16 vjeç kishte marrë vet veshjet e saj, ndërsa Jerko ka treguar se pozat e para ishin “shumë premtuese”.

Ajo u kthye herën e dytë për të bërë fotografi dhe këtë herë si modele e veshjeve për një fabrikë tekstili sllovene. Me ato imazhe, ajo filloi karrierën e saj si një modele profesioniste.

mel2

mel3

mel3a

mel5

mel6