Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka bërë të ditur se dy djemtë e dëshmorit, Muhamet Musliu, Ardiani dhe Kastrioti kanë dorëzuar banesën sociale komunës, pasi tashmë nuk kanë nevojë për të meqë jetojnë në Itali.
Përmes një postimi në Facebook, Jashari ka rrëfyer pak për jetën e dy të rinjve të cilët janë ballafaquar me shumë sfida, prandaj edhe janë detyruar siç tha ai të jetojnë në Itali ku tani kanë kushte të mira jetese.
“Ardian e Kastriot Musliu, ishin të vegjël kur babai i tyre, Muhamet Musliu, nga Ozdrimi i Skenderajt, kapi pushkën për t’i dalë zot vatanit, për çlirimin e trojeve tona.
Babai i tyre me 27.03.1999, ra në altarin e Lirisë për të mos vdekur kurrë. Që nga ajo ditë e deri me tani dëshmorit Muhamet Musliu nuk iu kishin gjetur eshtrat.
Kështu fëmijët e tij u rriten me dhimbje të dyfishtë, atë të humbjes së babait dhe faktit që ende nuk e dinin se ku gjendeshin eshtrat e më të dashurit të tyre”, shkruan Jashari.
Përveç dhimbjes këta dy djem të shkëlqyeshëm dhe familja e tyre u ballafaquan me shumë sfida pas luftës duke u nisur nga banimi të cilin e siguruan me shumë vështirësi në ndërtesat sociale të komunës sonë në Skenderaj në vitin 2009.
Vite me vonë dy djemtë e dëshmorit në mungesë të punësimit e perspektivës vendosen që të braktisin vendin e tyre, vendin për të cilin babai i tyre sakrifikoi edhe jetën. Nuk ishte aspak e lehtë për ta.
Sot ata kanë arritur që të krijojnë mirëqenie për familjen e tyre, përmes punës që bëjnë në Itali.
U impresionova me vendimin që kishin marrë për të dorëzuar banesën sociale, duke dhënë kështu shembull të mirë për të gjitha familjet tjera që shfrytëzojnë këto banesa.
Në emrin tim dhe në emër të komunës falënderova Ardianin e Kastriotin për qëndrimin e tyre dhe i shpreha mirënjohjet më të thella për familjen e tyre dhe babain dëshmor Muhamet Musliu.
Lavdi dëshmorit Muhamet Musliu dhe gjithë dëshmorëve e martirëve të Lirisë”, përfundon rrëfimin Jashari. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPërfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën