Muhabi Osmani – babai i të ndjerës, Marigona Osmani, ka thënë se gjatë takimit të tij me nënën e Dardan Krivaçës, e njëjta i kishte thënë se kishte lidhje të forta në Kosovë e Shqipëri.
Babai i të ndjerës, Marigona Osmani, e ka përshkruar këtë të fundit si një vajzë të qetë, të urtë e të sjellshme.
Sipas tij, Marigona i takonte artit, sepse siç thotë babai i saj, ajo pasion e kishte artin, aktrimin.
“Ajo ka qenë vajza ime e parë, intelegjente dhe e dashur për familje por na ndodhi siç na ndodhi. Ajo është rritur në kushte të mira sepse kemi një biznes familjar, ka qenë e urtë, nuk ka sjellë probleme, ka qenë nxënëse e shkëlqyeshme. Kishte shoqe në lagje, shkollë, ka qenë më së shumti në familje një vajzë e cila ka dëgjuar, nuk na ka kundërshtuar, ka qenë vajzë e qetë, e urtë, e sjellshme”.
I ftuar në RTV Dukagjini, Osmani, ka treguar rrjedhën e lidhjes së vajzës së tij me Dardan Krivaçën.
Takimin e parë me Krivaçën, Osmani thotë se e ka zhvilluar në Shqipëri, atje ku Dardani e Marigona ishin larguar.
Gjatë këtij takimi, Muhabi Osmanit, Krivaça i ishte dukur i urtë dhe i sjellshëm.
Por, nuk doli të ishte kështu.
“Ai kishte një sjellje të qetë, i urtë, komunikonte mirë, nuk na linte të dyshojmë diçka, u duk njeri i mirë”, tha Osmani.
Por, këtë mendim nuk e kishte krijuar edhe për nënën e Krivaçës.
Muhabi Osmani, ka theksuar takimi me nënën e Krivaçës, i ishte dukur i çuditshëm.
Kjo për faktin se e njëjta kishte treguar histori të mëparshme të Dadanit, kanosjes së tij me policin, gjë për të cilën ashtu si për një mori veprash të tjera nuk ishte dënuar.
E ëma e Krivaçës, i kishte thënë Muhabi Osmanit që kishte lidhje të forta në Kosovë.
Por jo vetëm.
Lidhjet e forta i kishte edhe në Shqipëri, thotë Osmani.
“Ajo filloi të na tregonte se punonte me sigurime, e kam profesion këtë punë, kam lidhje të forta në Shqipëri e në Kosovë, mu duk pak si e çuditshme, kam lidhjet e mia tha, dhe aty fillova të dyshoja. Më tha kam qejf t’ia sigurojë një jetë këtyre, ne veç e dëgjonim njëherë, u vërjet se edhe ajo ishte me një biografi kriminale”, është shprehur Osmani.
“Ajo kishte pasur lidhje edhe në Kosovë edhe në Shqipëri. Kam dyshime të mëdha se ka mundur të ketë edhe në polici por edhe në gjykatë në Kosovë sepse nuk mundet të nënkuptohet 135 vepra penale dhe të lirohet. Te kanosja e policit kemi dëgjuar më vonë qe e ka kanosur një polic”, shtoi Osmani.
Në anën tjetër, ai ka treguar se gjatë takimit të tij me Marigonën, e kishte pyetur në rast se ka ndonjë problem.
Ajo një gjë të tillë e kishte mohuar.
“Ajo shumë ka qenë në pamje e dobët, ne nuk e dinim, e kam marrë Marigonën jam ulur pranë dhe e kam pyetur si qëndron puna, më tha me këtë kam vendosur. E pyeta a ke probleme, më ka thënë jo. Kam biseduar edhe atë djalë, më thoshte kemi vendosur ta krijojmë një jetë”, shtoi ai.
Ndryshe, Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, të martën e 28 qershorit ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve Dardan Krivaça dhe Arbër Sejdiu, të cilët gjenden në paraburgim nga muaji gusht 2021, lidhur me rastin e vrasjes së Marigona Osmanit.
RTV Dukagjini ka siguruar aktakuzën e plotë të Gjykatës Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda. RTVD/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame