LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i babait për djalin që i vdiq në Burgun e Dubravës

Rrëfimi i babait për djalin që i vdiq në Burgun e Dubravës

Në vitin 2019 kanë vdekur tetë persona në burgjet e Kosovës, ose pesë më shumë sesa në vitin paraprak. Për organizatat joqeveritare që bëjnë monitorimin e burgjeve kjo është shqetësuese.

Mentori Baftjari, ka vdekur në burg në vitin 2015. Që nga ajo kohë, pensionisti nga Gjilani, Isa Baftjari, që tash kujdeset për familjen e djalit, është duke kërkuar drejtësi për vdekjen e të birit.


34-vjeçari ishte dënuar me dy vjet burgim për vjedhje.

Nëntë muaj pasi ishte burgosur, kishte vdekur në Burgun e Dubravës.

“Shkoi e mori atë, dënimit e merituar. Shkoi që ta vuajë dënimin që të mos ketë më probleme, por ai nuk u kthye më. U kthye në arkivol. Thonë se i kanë dhënë barna më tepër, tri lloje e për atë edhe ka vdekur”, tregon babai i Mentorit.

Isa Baftjari dyshon se Mentori ishte keqtrajtuar në burg. Për këtë kishte shkruar edhe një letër djali i tij i ndjerë, ku i kishte shpjeguar familjes për problemet që i kishte pasur me një nga gardianët.

“Mora vesh edhe siç e kishte shkruar djali në letër se një gardian i burgut, rreshteri, e kishte pas rrahur vetëm pse i kishte kërkuar ndihmë. I ka kërkuar ndihmë për të marrë barna më të lehta pak, se ato barna që i ka përdorur më herët janë vdekjeprurëse thoshte djali. Rreshteri e kishte future në zyrë dhe e ka goditur me grushte.

Autopsia nuk ka saktësuar shkakun e vdekjes së Mentorit.

Fatin e tij e kanë pasur edhe dhjetëra të burgosur të tjerë në Kosovë.

Që nga viti 1999 e deri më tash, në burgjet e Kosovës kanë vdekur 70 të burgosur.

Sipas të dhënave zyrtare, 54 raste janë raportuar si vdekje dhe 16 si vetëvrasje.

Vdekjet në burgje sipas drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi kanë të bëjnë me fenomenin e moshës apo llojet e sëmundjeve që kanë të burgosurit.

Thaçi thotë se 24 të burgosur janë shumë në moshë të shtyrë dhe kanë sëmundje kronike. Sipas tij, trajtimi i tyre në burgje është shumë i vështirë.

“Këto vdekje nuk kanë rë bëjnë me keqtrajtimin apo mosofrimin e shërbimeve qoftë mjekësore apo qoftë shërbime të sigurisë ose çfarëdo lloj shërbimi, kjo kryekëput ka të bëjë me vdekje natyrore, apo me sëmundje që të burgosurit tanë kanë”, thotë drejtori i burgjeve.

Aktualisht në burgjet dhe qendrat e paraburgimit në Kosovë janë 1767 persona.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori