LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i adoleshentes që u sulmua nga krokodili: Vetëm një gjë ju bie ndërmend kur ndodhë kjo situatë

Rrëfimi i adoleshentes që u sulmua nga krokodili: Vetëm një gjë ju bie ndërmend kur ndodhë kjo situatë

Adoleshentja e cila pësoi lëndime të rënda kur krokodili e kafshoi në këmbë dhe tentoi ta fut në ujë, tha se gjithçka i ishte dukur e “turbullt në tru” në ato momente.

Amelie Osborn-Smith, 18-vjeç nga Andover, Hempshire , po lahej në lumin Zambezi në Zambi kur reptili e sulmoi, transmeton Telegrafi.

Gjendja shëndetësore e adoleshentes është stabile tani, por vuan nga “makthet e shpeshta”, ka bërë të ditur familja e saj.


Ajo është kthyer në njësinë e traumës në spitalin e Londrës, shpenzimet e rikuperimit në Britani të Madhe po i mbulon sigurimi i saj, ka shtuar familja e saj.

Babai Brant Osborn-Smith, më herët kishte thënë se bija e tij së bashku me miqtë, kanë arritur ta luftojnë krokodilin.

Tha se gjuri i është dëmtuar rëndë, dhe disa pjesë të trupit. Në videon e publikuar nga spitali ku po shërohet, Osborn-Smith i ka përshkruar sfidat, duke thënë se në atë moment nuk ka mundur të mendoj për asgjë.

“Njerëzit thonë se shihni se jeta kalon para syve, por jo, thjesht mendoni: Si t’i shpëtojë kësaj situate? Truri juaj thjesht është i turbullt”, ka thënë ajo.

“Tani e kam kuptuar se jeta mund shpejtë të përfundojë. Tingëllon si klishe, por nëse jetoni duke u ankuar gjithmonë, kurrë nuk do të përmbushni dëshirat tuaja”, shtoi Osborn-Smith. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Amerika
Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Serbia
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Kalo në kategori