Sa herë vjen 22 maji, i kthehen kujtime të trishta. Në këtë datë të vitit 1999 Demë Ramosaj nga një fshat i Deçanit kishte parë vdekjen me sy.
Ai bashkë me shumë shqiptarë të tjerë të burgosur në Dubravë kishin përjetuar njërën ndër masakrat më të tmerrshme, që forcat serbe kanë kryer në Kosovë.
Edhe sot Ramosaj nga kishte ardhur nga Carrabregu i Ultë në Dubravë për të rikujtuar atë çka ka ndodhë para 19 vitesh.
Burri nga Deçani tregon se pasi shpëtuan nga masakra, të mbijetuarit vdekjen e kërkonin për të mos përjetuar më tej tmerre nëpër burgjet tjera ku disa i kishin dërguar në Lipjan, e disa në Nish e Beograd.
Ai madje tregon se ia kanë kërkuar hallallin njëri-tjetrit dhe se kanë bërë lutje duke menduar se nuk do të shpëtonin.
“Na kemi ikur dhe kemi shkuar në ‘shahtë’ (pusetë v.j.) vetë i teti, unë një, Fahrush Shabanaj prej Ferizajt, Ilir Krasniqi prej Vranoci, Mujë Zeka prej Carrabregut, Selman Ukëhaxhaj prej Carrabregut, ka qenë Shalë Hoxha prej Prizrenit. Vetë i teti kemi shkuar dhe kemi hyrë në ‘shaktë’, me vonesë pak janë dridhur shaktat e kemi ditur që edhe tek ne po vijnë edhe jemi hallashtisë në mes veti . Hoxha e ka pas Kuranin e në dritën e shaktës nalt e shihte atje dhe lexojke, gjatë ndejës ku kemi qëndruar 24 orë e kam vërejtur një tel. Ta lidhim shaktën ta mbajmë me dorë e kemi lidhur në dy vende një me dorë një me kllampë që ka qenë e kemi mbajtur e di kur kanë ardhur dhe kur hekurin e kanë shkrepur edhe thanë: ‘kur nuk po mundemi ne me qu askush këtu nuk ka hy, a ne tetë vetë ishim aty”, ka treguar Ramosaj.
Masakrën e 22 majit 1999 në burgun e Dubravës e përjetoi edhe një person tjetër. Rexhë Jakupi ka shpalosur disa nga momentet e kësaj masakre.
Ai thotë se as vetë nuk e di si i ka shpëtuar kësaj masakre ku u vranë të burgosur shqiptarë të të gjitha moshave.
“Një ditë përpara ka bombardua NATO, të nesërmen rreth orës 9 na kanë qit në fushë të sportit na kanë bërë tubë 973 veta kemi qenë çka mundemi me ditë. Edhe na kanë bërë tubë në fushë të sportit edhe të burgosurit e moçëm kanë gjuajtur edhe serbët kanë gjuajtur, 170 kanë mbetur të vdekur, 300 janë plagosur aty dhe na kanë lënë. Tri net jashtë kemi fjetur. Pas tri dite kanë ardh na kanë marr na kanë dërguar në Lipjan. Na kanë lënë dy javë në Lipjan pas Lipjanit na kanë dërguar në Sremska Mitrovicë pastaj na kanë dërguar në Beograd ku me 9 mars 2001 janë ardh na kanë nxjerr të huajt”, tha Jakupi.
Jakupi tregon se mundësitë për të ikur nga burgu kanë qenë të pakta pasi që edhe ata që tentonin të iknin i vrisnin me çekanë.
Këtë masakër të tmerrshme e përjetoi edhe i burgosuri politik, Gani Çeku nga fshati Rezniq, i cili mes emocionesh thotë se fati deshi që gjithë atyre plumbave iu shpëtoi.
“Në gusht të vitit 1998 jam arrestuar edhe këtu kam pas përjetimet më të rënda në jetën time, të paharrueshme. E kam parë masakrën me sy. Aty kam qenë prezent, por fati në fatkeqësi, kam shpëtuar i pa plagosur. Në rresht kam qenë, por nuk jam goditur nga plumbat e tyre dhe fati e ka deshtë që e kam mbijetuar atë masakër”, ka deklaruar i mbijetuari i masakrës së Burgut të Dubravës.
Por, i pakënaqur me përkrahjen e Qeverisë ndaj familjarëve të të vrarëve në këtë masakër u shpreh vëllau i njërit nga të burgosurit e vrarë, Beqir Hasanmetaj, i cili tregoi se vëllanë e tyre e kishin gjetur pas lufte të varrosur në kodrën e Rakoshit.
Ai tha po ashtu se po iu bëhet një e padrejtë pasi që atyre nuk po iu lejohet që sa herë të duan ta vizitojnë vendin ku u vranë më të dashurit e tyre.
“E kemi gjetur duke marr informata njerëz pas njerëzve në Kodër të Rakoshit kur është bërë ekspertiza që e ka kryer ekipi spanjoll dhe prej aty në bazë të dokumentacionit dhe verifikimeve e kemi marr kufomën e kemi rivarrosur në fshatin Strellc. Sot na nuk kemi të drejtë me ardh me e vizitu vendin ku na i kanë masakruar vëllezërit, bijtë, baballarët tanë. Na sot vijmë rrimë këtu dy orë, tri orë presim e për kënd e presim, prej Qeverie se nuk e kemi një përkrahje”, u shpreh ky familjar.
Hasanmetaj po ashtu shprehu pakënaqësi edhe për lapidarin që është ndërtuar në hyrje të Burgut të Dubravës, duke thënë se ky lapidar e ka vendin aty ku ndodhi masakra në fushën e sportit.
Ndryshe, për masakrën e burgut të Dubravës e cila ndodhi 19 vite më parë prej 19 deri më 24 maj 1999 ende nuk dihet numri i saktë i të vrarëve por dyshohet se u vranë prej 120 deri në 150 të burgosur shqiptar, derisa u plagosën 300 të tjerë, dhe ende nuk janë gjykuar kryesit e kësaj vepre mizore. Nga Burgu i Dubravës policia serbe më 15 maj 1999 kanë rrëmbyer atdhetarin Ukshin Hoti dhe që nga ajo ditë nuk dihet asgjë për fatin e tij./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Atentatet mafioze të pazbardhura në Shqipëri, 6 krime vetëm në janar
Durrës, 381 banesa të përmbytura, banorët në ankth për dëmet dhe për përsëritjen e situatës
Filipçe: Nga koalicioni me BDI-në morëm leksion shumë serioz, nuk ishte bashkëpunim parimor
Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon hetim të plotë dhe parandalim të ngjarjeve të tilla
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos