LAJMI I FUNDIT:

Rrëfim për PTK-në dhe privatizimin e saj

Rrëfim për PTK-në dhe privatizimin e saj

Në qershor të vitit 2002 Riinvest kishte organizuar një konferencë ndërkombëtare e cila tuboi ekspertet me të njohur të tranzicionit dhe privatizimit nga Kosova, SHBA, BE dhe Europa Qendrore. Ekspertet i dhanë përkrahje privatizmit të ndermarrëjeve shoqërore po edhe kërkuan që të evitohen dobësitë serioze që kishte Ligji mbi AKM, sidomos për faktin se ngrirjen e fondeve nga privatizimi dhe mosnjohjen e të drejtës së Qeverisë së Kosovës për përdorim të tyre në funksionin e tyre ekonomik, gjoja për shkak të paqartësisë së pronësisë dhe për mbrojtjen e kreditoreve , e që ishte dhe vazhdon të jetë një nonsesens i dorës së parë. Për ndërmarrjet publike konferenca sugjeroi që të zhvillohet partneriteti publiko-privat dhe qe ato të privatizohen pjesërisht dhe gradualisht me ligje të posaçme qe i ndjekin specifikat e tyre. Diku kah fundi i vitit 2008 Riinvest bëri një studime të veçantë për modelet më të mira të privatizimit të ndërmarrjeve publike dhe për përvojat e privatizimit të telekomunikimeve, shpërndarjes dhe furnizimit të energji elektrike dhe të aeroporteve. Përsëri studime sugjeroi rekomandime të ngjashme.

Titulli i raportit studimor “Dilema dhe ngecje në privatizimin e shpejtë” ishte reagim ndaj politikave të Qeverisë “Thaçi 1” e cila e proklamoi privatizimin e shpejtë te të gjitha këtyre ndërmarrjeve dhe atë brenda një viti, me një Ligj te Ndërmarrjeve publike qe me duket se vetëm me 2 nene e adreson këtë çështje . Për neve në RIINVEST ishte e qartë se një privatizim i tille i improvizuar, pa ligje përkatëse, pa studime fizibiliteti, pa një konsensus bazik te aktereve të interesuar ne shoqëri , do të përballej me ngecje për shkak të konflikteve politike e sociale që do të prodhonte dhe për pasoje do të sillte dëmtim të procesit dhe përfitime me të vogla për interesin publik. Fatkeqësisht doli kështu.

Më duket se në shtator 2010, vendimi për privatizim të PTK nuk kaloi në Kuvend. E bllokoi partneri i koalicionit qeveritar – LDK dhe pas pak vendi shkoi ne zgjedhje të jashtëzakonshme. Pas konstituimit të Kuvendit ne përbërje të re , Qeveria diku ne mars futi përsëri në procedure kuvendore një propozim vendimi për shitjen e 75% të aksioneve të VALA-së. Si duket kishte paraparë problem për aprovimin e tij, andaj ndryshoi taktiken dhe në Ligjin për Buxhetin e vitit 2011 e futi nenin famoz, “nenin 4” që sigurisht ishte një precedent i paparë në gjithë praktikat e privatizimit. Ky nen me gjithë kundërshtimin e opozitës dhe disa deputeteve të pozitës u aprovua. Qeveria shpejt pas kësaj e tërhoqi Vendimin e përmendur nga procedura pasi që si duket gabimisht konsideronte se ka krijuar bazë Ligjore për privatizim të PTK-së.

Procedura të ripërsëritura – investitorë serioz tërhiqen

Filloi procedura e shprehjes se interesit të kompanive për të blerë75% te aksioneve të PTK-së , procedura të udhëhequra nga një Komitet Ndërministror i cili ka kompetenca jo të zakonshme , tepër të mëdha. Shprehen interes kompani me renome , po shumë prej tyre një nga një u tërhoqën, pa shpjeguar saktësisht shkaqet po lëne shumë dyshime për atë se si po zhvillohej procesi. Qeveria shpalli për herë të dytë ftesën për shprehje interesi. Edhe tani u paraqiten disa kompani për respekt si për shembull “ Albright Group…” . Por tani më ishim më 2012 dhe ishte e qartë se as “neni 4” edhe pse i kontestuar se ishte baze mjaftueshme për privatizim të PTK-së , nuk vlente sepse Ligji ku ishte përfshirë ky nen kishte fuqi juridike vetëm deri më 31 dhjetor 2011. Kjo çështje u hap disa herë në Kuvend , po gjithnjë Ministri i Zhvillimit Ekonomik, tani Ministër i Financave, pohonte se ka bazë ligjore dhe Kuvendi ka aprovuar edhe vendimin. Ketë vendim që siç thash ishte hequr nga procedura madje ministri e kishte futur në një informatë për Kuvendin si të aprovuar. Këto debate ishin shumë të nxehta në shtator dhe tetor të vitit 2012. Duke qene se përfaqësuesi i Qeverisë jepte informata të tilla në Kuvend që konstatoheshin nga deputet, Kryetari i Kuvendit kërkoi nga administrata që të prezantoheshin gjithë dokumentet e transkripetet dhe konkluzat lidhur me debatet për PTK në Kuvend. Kur u prezantuar ky Raport u pa qarte se deputet qe kishin ngritur ketë çështje kishin pas të drejtë dhe se Qeveria nuk ishte e saktë. Ne vend që të korrigjoheshin lëshimet ligjore dhe procedurat Qeveria edhe gjatë vitit 2013 vazhdoi me të veten. Tani Komiteti i saj ndërministror pranoi që të bëhen ndryshime në përbërjen e një konsorciumi (?!) dhe futi në garë edhe Axos Capital & Najafi Company. Po kur ftoi për oferta , disa të kualifikuar u tërhoqën midis tyre edhe Albright Group , sigurisht të informuar për kontestimet ligjore dhe përfoljet e ndyra që i bëheshin. Mbeti vetëm Axos &Najafi dhe një kompani tjetër. Diku në pranverën e vonë 2013, oferta e Axos u pranua me çmimin e ofruar 270/ 244 milionë euro. Por Axos si duket nuk i kishte paratë dhe dështoi që në korrik dhe shtator të siguroi dokumentet bankare, kështu që nuk u paraqit në datat e caktuara për ta nënshkruar kontratën.
Komisioni hetimor dhe raporti mejgullues

Ministri i ri i Zhvillimit Ekonomik qe mori detyrën ne vjeshte për çudi të deputetëve, si duket i vetëdijshëm për mungesën e bazës ligjore, tentoi që me një raport tejet të mangët të vejë procedurat në lojë , të zëvendësojë me Raport Vendim e munguar të Kuvendit dhe të amnistoje gjithë çfarë kishte ndodhur. Ne të njëjtën kohë Grupi parlamentar i LDK-së i mbështetur nga ai i VV-së dhe disa deputet tjerë ( 40 prej tyre) kërkoi themelimin e Komisionit hetues, për privatizimin e PTK-Valës. Ky grup deputetesh dhe disa tjerë kërkonin që para se të diskutohej Raporti i Qeverisë i cili ishte hequr nga rendi i ditës nen presionin e opozitës , të formohej Komisioni hetues . Kjo solli në pat pozicion disa herë punën e Kuvendit, për mungesë të forumit ngase pozita lëshonte mbledhjet kur duhej formuar Komisioni hetues e opozita kur duhej diskutuar Raporti. Tash ndodh edhe habia tjetër. Derisa kishim përmbyllur shqyrtimin e amendamenteve ne Projektligjin e Buxhetit , Ministri i Financave tentoi që ti imponojë Komisionit për Buxhet e Financa të bëjë një amendament që përfshinte privatizimin e PTK-së. Komisioni e refuzoi këtë në mbledhjen që mbahej në Pejë, po një ditë apo dy më vonë në mbledhjen e këtij Komisioni që mbahej tani në Prishtinë, Qeveria e kishte futur ketë amendament në procedurë , në kohen kur diskutimi për amendamente ishte mbyllur , por kësaj herë arriti që ta shtyje në komisionin e Buxhetit me dyshimin që u shpreh nga 4 anëtarë të Komisionit për ligjshmërinë e tij jo vetëm për nga përmbajtja dhe dyshimin se ishte paraqitur pas afatit. Kjo la shije shumë të hidhur, pasi që një privatizim dhe procedure e tij e kontestuar tentohet për tu kaluar e mbuluar në Ligjin e Buxhetit, duke berë një lloj keqpërdorimi. Propozuesit si duket mendojnë se kështu me lehtë arrihet ky privatizim i kontestuar duke u përfshirë me buxhet me supozim se deputet hezitojnë ta bllokojnë aprovimin e Buxhetit.

Cili është demi më i madh?

Tani shumë po thërrasin në ndërgjegjen e deputetëve. Sot vegjuam edhe kërkesat me vend nga disa organizata të shoqërisë civile lidhur me këtë. Unë shpresoj se deputetet do ta refuzoje këtë amendament ose se edhe Qeveria do ta tërheq atë . Po nuk përjashtohet mundësia që edhe mund të ndodhe e kundërta, me orkestrime që i kemi parë në raste të caktuara . Kjo do të ishte dështim i Kuvendit që në këtë rast të mbroj ligjshmërinë. Kuvendi duhet të arrijë që privatizimin e PTK- VALA dhe shumëçka tjetër të kthejë ne binarë legal. Qeveria dhe disa tjerë trumbetojnë se vlera e PTK-së do të bie dhe se duhet të kalohet ky lloj privatizimi edhe me gjithë këto lëshime. Ky është një blof i rrezikshëm. Së pari me udhëheqjen e tillë të privatizimit nga kjo Qeveri tanimë vlera e saj ka renë me ketë kontratë që propozohet për disa qindra milionë. Ky është problem numër “1” e jo pse deputetet kërkojnë zbatim te ligjshmërisë. Supozimet për rënie te vlerës në një privatizim të ardhshëm që besoj të ndodhe shpejtë, tash është në sferën e spekulimeve , por një gjë është e sigurtë se një proces i bazuar ne ligj me një konsensus bazik shoqëror dhe transparence do të sjell investitor me serioz dhe dobi më të madhe . Pastaj dëmi më i madh shoqërisë i bëhet nëse Kuvendi i Kosovës toleron dhe amniston parregullsinë dhe procedurat e pabazuara në Ligj.