Prej një muaji ka edhe një arsye më shumë për t’u gëzuar; Rozana Radi është bërë teze. Lindja e mbesës së saj, Nicole, ka bërë që të ndihet shumë e lumtur, duke përjetuar momente shumë të gëzueshme dhe të papërsëritshme. Por, surprizat e bukura për të nuk mbarojnë me kaq. Prej disa kohësh Rozana takohet me një djalë, për të cilin pavarësisht këmbënguljes, nuk dëshiron të japë shumë të dhëna. Thotë vetëm se ndihet mirë me të dhe se ai është pikërisht tipi i personit me të cilin dëshiron të qëndrojë dhe pse jo, edhe të dashurohet me të.
Pas “Mambos” ekzotike, po përgatitet për ndonjë tjetër klip Rozana?
Rozana: Kam ndërmend të nxjerr pas pak kohësh një këngë të re, sigurisht shoqëruar nga një videoklip. Dua ta realizoj mirë dhe kënga të jetë hit i verës. Ende nuk e kam nisur këngën në fakt, por ju them se ajo do të kompozohet nga Adrian Hila. Ia besoj këngët atij, sepse mendoj se është kompozitori më i mirë dhe dua që kënga të dalë e bukur, tamam për stinën e verës. Do jetë këngë sensuale, edhe klipi i tillë do të realizohet. Do të jetë gati në stilin e “Mambos”, ritmik, por romantik brenda. Gjithsesi, duhet bërë njëherë kënga. Tekstin do ta shkruajë dikush tjetër. Tashmë e kam vërtetuar që nuk di të shkruaj për veten, por vetëm për të tjerët. Mund t’iu them se kënga do të jetë një surprizë vere.
Ke qenë mjaft e angazhuar me filmin “Mira” dhe je drejt përfundimit të tij. Si po shkojnë xhirimet e fundit?
Rozana: Po, jam drejt përfundimit. Po xhirohen skenat e fundit dhe unë kam rolin kryesor, atë të Mirës. Më ka tërhequr mjaft ky film. Regjia e filmit i përket Dhimitër Ismajlit, një djalë që jeton në Shtetet e Bashkuara. Në të tregohet jeta e një gruaje të martuar me fëmijë që lufton për të mbrojtur familjen e vet. Një jetë që shpesh të gënjen për të marrë disa rrugë të tjera, ku herë pas here njeriu mendon që një tjetër drejtim do të ishte më i mirë. Filmi, pas montimit në Amerikë do të vijë në Tiranë në festivalin e filmit me metrazh të shkurtër.
E duke mbetur tek aktrimi, sapo ke përfunduar edhe një pjesë teatrale në teatrin e Durrësit. Ç’mund të na thuash për të?
Rozana: Sapo kam përfunduar në qytetin bregdetar monologët e Franka Ramës, me regji nga Driada Dervishi. Monologë të cilët flasin për femrën, e kryesisht për gruan. Ato mbajnë titullin: “Të gjitha të njëjtën histori”. Bëhet fjalë për shtatë femra që tregojnë histori të tipit: Si lind gruaja, sa përçmohet nga mashkulli, sa lodhet, sa vuan, si përdhunohet një femër, si arrin një nënë pasi ka lindur të birin e saj të mësojë se është kriminel, rutina e ditës së një gruaje ku mashkulli nuk bën asgjë.
Pjesa u interpretua në Teatrin e Durrësit, për të ardhur shumë shpejt në Tiranë, në Teatrin Kombëtar. Si ndihet Rozana këto kohë, cila është gjëja më e bukur që të ka ndodhur?
Rozana: Prej një muaji jam bërë teze. Sapo lindi motra, vajzës ia vura emrin Nicole, një emër i bukur dhe që nuk mund të shkurtohet siç janë mësuar rëndom shqiptarët. Më duket emër shumë femëror. Dua që Nicole të bëhet këngëtare si unë. Lindja e saj më ka sjellë shumë lumturi. Kam qenë e para që e kam marrë në duar dhe që ditën që e kam parë më duket sikur më ka shtuar jetën. Kam një motiv më shumë për të bërë çdo gjë. Po kështu jam edhe në një moment shumë të mirë të jetës time private.
Kjo do të thotë që je dashuruar?
Rozana: Dashuruar nuk mund të them ende. Jam në një fazë njohjeje me një djalë. Ndihem shumë mirë. Është ende shumë herët për të folur. Pëlqehemi jashtë mase shumë, por nuk mund të quhet ende një lidhje e mirëfilltë. Gjithsesi, ju them që po vazhdoi kështu, edhe mund të dashurohem.
Mund të na zbulosh diçka më shumë nga djali që simpatizon?
Rozana: Nuk mund të flas dot shumë për të, nuk dua derisa gjërat të bëhen më konkrete. Siç ju shpjegova, jemi ende në fazën e njohjes.
Në një intervistë të mëparshme që ke dhënë për “Bluetooth”, je shprehur se djali ideal për ty do të ishte një tip serioz, i veshur gjithmonë shik, me kostum dhe kravatë. Sa ngjashmëri ka me këtë preferencë tënden?
Rozana: (Qesh). Mund të them vetëm që kjo që po përjetoj tani është pikërisht ajo që dua. Përshtatemi shumë. Kur unë dua të them një gjë, ai e thotë para meje. Është tip që i pëlqejnë surprizat dhe bën shumë të tilla.
Surpriza më e veçantë që ke marrë prej tij?
Rozana: Dhurata kam marrë mjaft, por më tepër ka të bëjë vlera e personit që mi ka dhënë. Mund t’iu tregoj një situatë të këndshme. Unë po nisesha për tek ai, pasi përfundova koncertin, ndërkohë që ai vjen për tek unë, pikërisht në vendin që isha unë. Kur e marr në tel, mësoj se sapo kishim këmbyer vendet. Pra, telepatia në formën e surprizës që kishim për njëri-tjetrin.
Thashethemi më i fundit që ke dëgjuar për veten?
Rozana: Lajmi tek një e përjavshme rozë që më nxirrte me të dashur, ndërkohë që personi që unë po bisedoja ishte fqinji im, i cili ka një jetë shumë të lumtur familjare, i martuar dhe me dy fëmijë. /bluetooth/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Fero ndan çastet e ëmbla me bashkëshorten e tij të dytë, i zbulon edhe portretin

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?