LAJMI I FUNDIT:

Rozana Radi: Meshkujt s’kanë arritur kurrë të më braktisin

Rozana Radi: Meshkujt s’kanë arritur kurrë të më braktisin

Ka kaluar një vit nga ndarja e saj me të dashurin dhe plani që kishte për martesë. Tani ëshë e vetme në shtëpi, por fati i ka ecur me paratë. Imazhi i ri i orëve “Romanson”, kontrata 5-vjeçare me “Eurostar” dhe përfundon xhirimet e filmit “Mira”. Çka sa i takon jetës private? Kësaj here e bindur për fejesë.

Ai duhet të niset për punë në orën 08:00, dhe të kthehet në 16:00. Të jetë serioz, i pjekur, i matur. Lamtumirë djemve çapkënë, të afeksionuar pas kotorrave dhe garave të shpejtësisë. Është koha që Rozana Radi të nisë një jetë të rregullt familjare. Ndoshta është lodhur, mbase zhgënjyer.

“Nuk kam ç’të pres më, tani jam e gatshme të fejohem. E vetmja gjë që pres është një dashuri e madhe. Nuk mërzitem, kur të vijë”, ka thënë Rozana për “Panorama Plus”. Ka kaluar një vit, që kur i dha fund një historie të përfolur shumë. Ishte një lidhje 4-vjeçare, e që do t’i çonte në martesë. “Nuk jam penduar, pasi ajo që e prishi atë plan, isha unë”, pohon Rozana. “Tani ka ardhur koha, për ta marrë jetën më seriozisht. Mezi pres të martohem me një djalë, me të cilin të takohem në shtëpi në drekë, të gatuajmë bashkë, ta organizojmë jetën të dy. Duhet të jetë bukur. Padyshim dhe unë do filloj ta bëj jetën ndryshe, pasi nuk do këndoj gjithë jetën. Një ditë besoj do të jem aktore në teatër, ose pedagoge në Akademinë e Arteve”, shprehet më tej. Bukur. Por do i duhet të ndryshojë tërësisht stilin e jetës që bën momentalisht, ndërsa e pohon vetë se në apartamentin e saj ku jeton e vetme pas humbjes së nënës, kthehet shumë vonë, ose nuk kthehet fare…

Dasmë me muzikë rok


Një dasmë moderne, vetëm me shoqërinë e saj. Kështu kishte planifikuar, dhe ndoshta do të ishte një festë e zhurmshme roku. Por plani dështoi. Kjo s’do të thotë se nuk do të ndodhë më.”E kam ëndërr të vishem me të bardha dhe dasmën do e realizoj patjetër”. Duhet të jem e bindur, për personin që do të lidh jetën. “Se prapë, unë kam për ta lënë. Ndoshta s’u besohet, por mua s’më kanë lënë asnjëherë meshkujt. Janë disa aspekte të tipit tim, në sajë të cilave jam gjithmonë shumë përpara tyre, dhe sepse jam tip shumë i besueshëm për ta”.

“Babai më thoshte: Të dua aq shumë, sa nuk do të të lë kurrë vetëm. Dhe iku pikërisht ditën kur unë kisha më shumë nevojë. Ishte nisur të vinte tek unë, pasi jepja provim lëndën ‘Fjala Artisike’ dhe nuk mbërriti dot”.

Rozana – në rolin e banakieres

Jemi në prezantimin e një filmi të shkurtër, por që pritet të bëjë rrugë shumë të gjatë. Merrni ca kokoshka, fikni celularët dhe kujtoni që Festivali i Filmit të Shkurtër në Amerikë (në të cilin do të prezantohet filmi ku luan Rozana Radi), mban emrin e Roberto De Niro-s. Shqiptarja që do njihet atje, quhet Mira (e luan Rozana), është afër 30 vjeçe dhe është një grua e përkushtuar. Është viti 2008, jeton në Shqipëri, dhe punon në banakun e një lokali të Tiranës, për të mbajtur fëmijët dhe familjen. Rozana është aktorja kryesore, dhe luan përkrah aktorëve Tinka Kurti, Neritan Liçaj, etj. Në vjeshtë, ajo do ta shohë filmin si spektatore në Festivalin e Filmit me Metrazh të Shkurtër, TIFF. Ka qenë një bashkëpunim i mirë me Dhimitër Ismajlin, artistin shqiptar, që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai do ta çojë në Festivalin e Filmit me Metrazh të Shkurtër “Roberto De Niro” në SHBA. “Kaq për momentin”, dhe ajo vetë nuk mund të flasë më shumë.

Tekste sa të duash

Në aparatin e celularit, i shkruan tekstet e këngëve si mesazhe. “Lexoj shumë, dhe natyrisht një njeri që lexon do të shpërthejë diku”. Për vete, tekstet duhet t’ia bëjë dikush tjetër, pasi nuk ia qëllon kurrë në shenjë. Miqtë e saj këngëtarë janë duke pritur në radhë. Sapo ka përfunduar një tekst kënge për Anjeza Shahinin, dhe po punon për Valbona Halilin, Ingrid Gjonin, Silva Gunbardhin, Soni Malaj, etj.

Kontratë 5-vjeçare me Eurostar

Çdo dy ditë, niset për koncerte. Por është e kënaqur me paratë, të cilat nuk i mungojnë. Një artist në Shqipëri, nuk mund të jetë i pasur, por një këngëtar mund të bëhet. Tani Rozana, ka një menaxher që planifikon gjithçka për koncertet dhe bën llogaritë e fitimit nga shitja e albumeve.

Fytyrë e firmës “Romanson”

Një shans i madh, një ofertë e kamur, pasi sapo ka përfunduar realizimin e një seti të veçantë fotosh për orët “Romanson”. Do të jetë imazhi i “Romanson”-it. “E konsideroj si rritje të imazhit tim, dhe besoj që është kështu”, tha ajo. /Panorama Plus/

“Mami më thoshte: ‘Nuk iki nga kjo botë pa të parë ty nuse, veshur me të bardha’. Iku nga kjo jetë, një ditë që unë isha veshur e gjitha në rozë”.

Në trend

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Boks
Fero ndan çastet e ëmbla me bashkëshorten e tij të dytë, i zbulon edhe portretin

Fero ndan çastet e ëmbla me bashkëshorten e tij të dytë, i zbulon edhe portretin

Magazina
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Kalo në kategori