LAJMI I FUNDIT:

Rovena Stefa: Kam qenë shtatzënë, e kam humbur fëmijën nga dhuna që më ka shkaktuar ish-partneri

Rovena Stefa: Kam qenë shtatzënë, e kam humbur fëmijën nga dhuna që më ka shkaktuar ish-partneri

Rovena Stefa është banorja e radhës që ka dhënë një rrëfim prekës për sfidat që ka kaluar në jetë.

Ajo ka treguar për fëmijërinë e saj, duke thënë se pikë të dobët ka të dy prindërit.

Veç tjerash, artistja shqiptare tregoi një histori me ish-të dashurin, marrëdhënia e të cilëve nuk përfundoi edhe aq mirë.


Foto: Screenshot/YouTube

“Njëra nga dramat e jetës sime ishte kur isha 21 vjeçare dhe u njoha me një djalë dhe ishte një dashuri në shikim të parë dhe filluam të bashkëjetonim. Atëherë isha shumë e re dhe nuk i dija shumë gjëra për të. Ai kishte pasur disa probleme me ligjin, ishte i alkoolizuar dhe përdorte narkotikë. Dita ditë e shihja agresivitetin e tij, në muajt kur filluam bashkëjetuam agresiviteti u rrit, xhelozia. Ndërsa unë këndoja, një natë filloi duke ushtruar dhunë, rrahja ishte aq e tmerrshme sa pësova grushte të rëndë dhe u përplasa në shkallë”, u shpreh ajo.

Reagojnë familjarët e Xheneta Fetahut: Na lejoni ta largojmë nga Big Brother
Lexo po ashtu Reagojnë familjarët e Xheneta Fetahut: Na lejoni ta largojmë nga Big Brother

Këngëtarja shtoi: “Vendosa të largohesha për shkak se nuk kisha fuqi, pasi ai kishte humbur gjuhën e komunikimit atë mëngjes vetëm kur e pash veten me duar në fyt ndjeva që po mbytesha, dhe aty në atë moment unë u mbajta me gjithë forcën. Ai ka tentuar që të më hedhë nga dritarja, dhe them shyqyr Zotit, e mora forcën që ta kundërshtoja – përfundova në polici e gjetën”.

Këngëtarja zbuloi edhe një sekret, të cilin nuk e ka bërë të ditur asnjëherë më parë.

“Unë kam qenë shtatzënë dhe kam humbur fëmijën nga ajo përplasje. Kjo gjë më ka bërë shumë keq. Kam vuajtur shumë kohë sepse unë dua shumë të kem fëmijë dhe një lidhje të vërtetë, një martesë si të gjitha vajzat pse jo”, theksoi Stefa. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Magazina
Ndahet nga jeta aktori i njohur Lulzim Rexha i cili vuante nga një sëmundje e rëndë

Ndahet nga jeta aktori i njohur Lulzim Rexha i cili vuante nga një sëmundje e rëndë

Magazina
Egla reagon pas tentimit që bëri Gjesti për t'u arratisur nga shtëpia: Doja të bëja edhe unë të njëjtën gjë

Egla reagon pas tentimit që bëri Gjesti për t'u arratisur nga shtëpia: Doja të bëja edhe unë të njëjtën gjë

Magazina
Fero ndan çastet e ëmbla me bashkëshorten e tij të dytë, i zbulon edhe portretin

Fero ndan çastet e ëmbla me bashkëshorten e tij të dytë, i zbulon edhe portretin

Magazina
Aktori Gene Hackman dhe gruaja e tij gjenden të vdekur në shtëpinë e tyre

Aktori Gene Hackman dhe gruaja e tij gjenden të vdekur në shtëpinë e tyre

Magazina
Kalo në kategori