Këngëtarja konkurron me "Përtej kohës", në Festivalin e 48-të të Këngës. Ajo tregon për poezinë që shkroi, për muzikën e Endri Sinës, si dhe për kohën që po jeton tani.
Dashuri pa ndarje, shpirtra që nuk zhgënjehen, ndjesi që jetojnë një jetë brenda njeriut, tej kufijve të kohës dhe hapësirës. Kjo është fryma e tekstit që Rovena Dilo ka shkruar për këngën "Përtej kohës" me muzikë të Endri Sinës, me të cilën u prezantua natën e parë të Festivalit të Këngës në Radio Televizion.
"Përtej kohës" ishte filli i një bisede të gjatë, në strehën e saj të paradites, kafeneja që mban emrin e saj, vendtakimi i përhershëm me miqtë, të afërmit, kolegët. Aty ku mund ta gjesh çdo ditë Rovenën.
Një strehëz e ngrohtë për të folur për kohën që ikën dhe ato që merr me vete në rrjedhën e saj, kohën që po jeton tani, si mund të mësohet njeriu të harrojë ato që i kanë vjedhur dhe në ç’motive kapet për të vazhduar.
Në tekstin e saj Rovena jep këtë përgjigje: "Ajo që ju bën mirë për të kaluar të gjitha pengesat, mërzitë, sëmundjet, vështirësitë, nuk është urrejtja, inati, xhelozia, është vetëm dashuria. Gjendjet e tjera janë dëmtuese. Njeriu i ka ato brenda vetes dhe i nxjerr herë pas here, po sa më pak t’i shfaqë, aq më mirë është, aq më pak helmuese është jeta edhe e përditshmja e tij".
Rovena, ky bar është streha e kafes së paradites?
Paraditeve të vona. Nuk vij asnjëherë herët. Të gjitha punët e mia unë këtu do t’i kryej. E para është detyrim. Është ambienti me emrin tim, është i imi, dhe e dyta, më pëlqen që t’i pres njerëzit këtu dhe atyre besoj u pëlqen. Në përgjithësi gazetarët, miqtë, bashkëpunëtorët, njerëzit e afërt.
Përse është e rëndësishme pjesëmarrja në Festivalin e Dhjetorit?
Është festivali më "plak", ai që ka eksperiencën më të madhe, që ka rritur me dhjetëra artistë të skenës shqiptare. Nuk po them këngëtarë, ata mund të kenë qenë me mijëra. Artistë kanë qenë me dhjetëra dhe mund të kenë arritur tek qindëshja. Është një festival 48-vjeçar dhe unë e vlerësoj statusin e tij. Nuk jam "grykëse", nuk dua të dal kudo, por meqë bëj një përzgjedhje, më vjen si më për mbarë që fundi i vitit të jetë Festivali i Dhjetorit.
Sërish një bashkëpunim me Endri Sinën…
Me Endri Sinën kam bashkëpunuar për ripunime këngësh popullore. Gjithashtu, ai ka orkestruar tre nga "Këngët e Shekullit", më të rëndësishmet ndoshta. Ka kompozuar edhe këngën "Dorëzohem". Në 2003 kemi bashkëpunuar për këngën "Një mijë zemra", që e kam prezantuar në festival. Ky është bashkëpunimi i dytë në Festivalin e Këngës. Është e zakonshme që këngëtarët të kenë bashkëpunime të gjata me kompozitorët. Bashkëpunimet e shkurtra ndodhin rrallë. Kurse, bashkëpunimet që kanë një lloj koherence, gjithmonë janë më produktive.
Kur një këngë është e duhura për ty?
Për këngën "Përtej kohës", mendova që mund të investoja për në Festivalin Kombëtar. Ndonjëherë edhe gaboj. Kemi dalë në festival dhe nuk kemi pasur atë sukses që prisnim. Këngët e mira nuk krijohen çdo ditë. Kënga e mirë është edhe një fat. Si çdo gjë tjetër, që do edhe atë pak fatin brenda. Një këngëtar ndihet mirë me këngën, kur e ka për një kohë të gjatë, nuk e refuzon që në momentin e parë.
Ka të bëjë me vokalin kjo gjë?
Jo. Është një lloj kimie. Nuk ka asnjë lloj bashkëveprimi të ndërsjellë midis teje dhe atij materiali që të vjen. Nga përvoja ime, nëse një këngë nuk më pëlqen që në momentin e parë, nuk më pëlqen as më vonë.
Si ishte përballja në rastin e "Përtej kohës"?
Këtë këngë e kam prej 2 vjetësh në folenë e "CD Playerit". E dëgjoj herë pas here. Për një këngë ka kritikë, ka sugjerime, bëhet një rishikim i së tërës, mendimet ballafaqohen. Ka një lloj shkëmbimi eksperience dhe mendimi midis kompozitorit dhe këngëtarit.
Je një këngëtare që të shkojnë romancat, notat e dashurisë, zhgënjimit. Edhe "Përtej kohës" e tillë është?
Unë nuk kam zhgënjim në tekstet e mia, përkundrazi. Në vargjet e mia nuk ekziston koncepti i zhgënjimit. Flas për tekstet që kam shkruar vetë. Kurse këngët që flasin për zhgënjimin, kanë qenë tekste të autorëve të tjerë. Në tekstet që kam shkruar vetë, nuk i referohem asnjëherë zhgënjimeve në dashuri. E trajtoj më gjerë dashurinë në vargjet e mia, më tepër si një koncept absolut. Nuk ka dashuri të keqe, ose të mirë, është "dashuri". Nuk ka dy fytyra, ama kur fillon trajtohet si fenomen njerëzor, po i ka të dyja fytyrat. Ka dështimin, ka humbjen, ka zhgënjimin, ka përfundimin. Ndërsa, si perceptim absolut, ajo është një gjë pa fillim e pa fund, nuk ka kohë, nuk ka hapësirë, nuk ka vend. Edhe sikur të ekzistonte një tjetër planet, në një vend tjetër, ajo do të ekzistonte.
E beson edhe vetë këtë?
Unë këtë besoj. Vargjet i kam ngritur mbi këtë koncept. Diku, në tekstin e këngës thuhet: "Me ty në fund të botës, do të vija, edhe ta dija që nuk ka më kthim, që ti je caku im". Kjo nuk i drejtohet një njeriu, por dashurisë, si koncept. Kur e ndjen brenda vetes, ajo të bën absolutist. Nuk trajtohen vogëlimat njerëzore: "A do të mbarojë dashuria?", "A do të zhgënjehem?". Kënga "Përtej kohës", është një mesazh që u drejtohet njerëzve, për t’iu thënë: Ajo që ju bën mirë për të kaluar të gjitha pengesat, mërzitë, sëmundjet, vështirësitë, nuk është urrejtja, inati, xhelozia, është vetëm dashuria". Kjo është kura e vetme që njeriu mund ta mbajë me vete në xhep, në çantë, në mendje, kudo. Gjendjet e tjera janë dëmtuese. Njeriu i ka ato brenda dhe i nxjerr herë pas here, po sa më pak t’i shfaqë, aq më mirë është, aq më pak helmuese është jeta edhe e përditshmja e tij.
Çfarë raportesh ke me kohën?
Unë e di që vjen momenti kur mendon për kohën më thellësisht. Por jeta jonë është kaq e vrullshme, me kaq punë, me kaq probleme, me kaq strese, sa gjatë 24 orëve, muajit, apo edhe vitit, nuk kemi realisht kohë të mendojmë për kohën. Por në qoftë se e shoh si një koncept filozofik, ajo është hajdute, një hajdute e detyruar të vjedhë. Merr njerëz, merr jetë, merr kohëra, merr epoka, merr koncepte të tëra filozofike, merr me vete gjeni. Nuk e di ku shkon, ku i çon këto thesare që vjedh, por them është e detyruar, pasi duhet të rrjedhë, të vijnë të tjerë pas nesh. Unë e perceptoj rrjedhjen e kohës, tek humbjet e njerëzve të mi të dashur. Nuk kam keqardhje, sepse e di koha rrjedh për të gjithë dhe në këtë moment, keqardhja është e përbashkët, jemi të gjithë bashkë në të. Është një lloj keqardhje ngushëlluese.
Çfarë kohe je duke jetuar tani?
Jam në momentin më të mirë të jetës sime. Ndihem e mbushur me energji.
Bëhesh ndonjëherë paranoike për lumturinë që të rrethon?
Mendoj se është e kundërta. Sa më shumë të pakënaqur të jemi, sa më shumë ankues të jemi, aq më keq na shkojnë gjërat. Sa më optimist të jesh, sa më i buzëqeshur të jesh, aq më mirë shkojnë gjërat. Jetës duhet t’i buzëqeshësh. Kur ti je i pakënaqur, nuk ka sesi fati të të sjellë gjëra të mira. /Shekulli/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Momenti historik mes turqve dhe kurdëve: Lideri i PKK-së bën thirrje për shpërbërjen e organizatës dhe dorëzimin e armëve

Eskalon sërish G Bani - i afrohet Shkëlzenit dhe i bërtet në fytyrë

Avokati thotë se do të dorëzohet në polici ditëve në vijim - Berat Nimani mohon përfshirjen në sulm

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?