LAJMI I FUNDIT:

Roth: Ideja për korrigjimin e kufijve provokon ndarje të reja

Roth: Ideja për korrigjimin e kufijve provokon ndarje të reja

Ministri i Shtetit gjerman për Evropën në MPJ, Michael Roth, është shprehur kundër rivendosjes së kufijve Kosovë-Serbi, duke thënë se një ide e tillë provokon ndarje të reja në rajon.

“Ky propozim nuk qetëson, provokon ndarje të reja. Nuk duhet të lënë asnjë dyshim se e ardhmja e shoqërive në Ballkanin Perëndimor është shumë etnike dhe shumë-fetare. Nuk mund të ketë demarkime të reja përgjatë etnive”, u shpreh ai në një intervistë për Der Spiegel.


Roth tha se Kosova tashmë ka përmbushur të gjitha kriteret për heqjen e vizave.

“Ne nuk e promovojmë atë si një dhuratë bujare, por sepse Kosova i ka përmbushur kushtet e BE. BE nuk duhet të japë përshtypjen se ne s’po lëshojmë pe gjithnjë dhe përsëri. Në qoftë se ne lemë një vakum në Ballkanin Perëndimor, forcimi i shtetit të së drejtës dhe demokracitë e tyre, do e të ndahen me vendet si: Kina, Rusia, Turqia”, ka thënë ai.

Duke folur për Shqipërinë, ministri Roth ka folur edhe për protestat e opozitës, duke theksuar se dhuna dhe urrejtja, bojkotimi i zgjedhjeve dhe largimi i opozitës nga parlamenti janë të papranueshme.

“Shqipëria ka bërë një rrugë të gjatë për në BE. Opozita po rrezikon njohjen e këtyre arritjeve me politikën e saj penguese. Ne kemi bërë zotime, tani duhet të dorëzojmë. Maqedoni e Veriut dhe Greqia kanë bërë histori me zgjidhjen e mosmarrëveshjes për emrin. Cili politikan në një shtet të BE do të guxonte të iniciojë një proces pajtimi kundër rezistencës së qartë sociale, që ishte përçmues për 28 vjet? Me Kosovën ne e shohim/përjetojmë se çfarë do të thotë kur një vend ndalohet”, theksoi ai./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori