Rosie Huntington-Whiteley u rikthye në pasarelë pas një dekade, duke parakaluar në shfaqjen e Jean Paul Gaultier gjatë Javës së Modës në Paris.

Supermodelja 37-vjeçare shkëlqeu me një fustan të tejdukshëm prej tyli të zi, me një korse dhe fund me lidhëse, krijuar nga Ludovic de Saint Sernin.


Rikthimi i saj në pistë vjen pas një periudhe të gjatë fokusimi në sipërmarrjet e saj, përfshirë linjën e bukurisë ‘Rose Inc’ dhe bashkëpunimin me ‘Wardrobe.NYC.’ Herën e fundit ajo kishte sfiluar në vitin 2015 për Balmain, shkruan DailyMail.

94723149 14346379 image a 3 1738329131949

Ndërkohë, Rosie dhe bashkëshorti i saj, aktori Jason Statham, janë rikthyer në Londër pas 11 vitesh në Kaliforni, për të ofruar një fëmijëri më të qetë për fëmijët e tyre.

Ajo ka shprehur shqetësimin për ekspozimin e fëmijëve ndaj vëmendjes publike dhe dëshirën për një ambient më privat larg paparacëve.

Pavarësisht angazhimeve familjare, modelja mbetet një figurë e fuqishme në industrinë e modës, duke bashkëpunuar me marka prestigjioze si Tiffany dhe Belvedere Vodka. /Telegrafi/

94723139 14346379 image a 4 1738329135882

94723153 14346379 image a 6 1738329187071

94723151 14346379 image a 7 1738329191056